“Euro 2024”, dilemat e Sylvinhos për formacionin me Spanjën!

vovalbania June 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Euro 2024”, dilemat e Sylvinhos për formacionin me Spanjën!

Sylvinho dhe skuadra e tij kanë takim me historinë sonte në mbrëmje më 21:00, ku do të matin forcat me Spanjën. Kuqezinjtë pritet të luajnë shanset e kualifikimit përballë skuadrës së Luis De la Fuentes, në një duel tepër të vështirë e të ndërlikuar.

Tekniku brazilian i Shqipërisë u kujdes që të mos japë shumë të dhëna për formacionin që do të hedhë në fushë në stadiumin e Dusseldorfit. Teksa pritet që mes titullarëve të Shqipërisë të ketë disa ndryshime krahasuar me sfidën e fundit kundër Kroacisë.

Në kokën e timonierit të kuqezinjve janë tri dilema, që do e mundojnë deri ditën e ndeshjes. SuperSport ka mundur të mësojë dhe formacionin e mundshëm për këtë sfidë vendimtare.

Në portë, Thomas Strakosha duket i padiskutueshëm. Ndaj Kroacisë ishte protagonist me 9 pritje dhe sërish do të vihet mes shtyllave. Ivan Balliu është në balotazh me Elseid Hysajn për linjën e djathtë të mbrojtjes. Balliu aktivizohet në La Liga dhe i njeh mirë shumë prej kundërshtarëve, ndaj duket më i avantazhuar për ta nisur titullar. Në qendër të mbrojtjes, përkrah kapitenit Berat Gjimshiti me shumë gjasa do të vendoset Ardian Ismajli.

Mbrojtësi i Empolit shihet si më i përshtatshëm për ta nisur nga fillimi këtë takim. Në të majtë, Mario Mitaj e ka vendin e sigurt. Sylvinho pritet të rreshtojë skuadrën me skemën 4-1-4-1.

Para mbrojtjes, Ylber Ramadani në rolin e “shkatërruesit”. Ndryshime në mesfushë. Tekniku brazilian preferon të shtojë muskujt krahasuar me ndeshjen fundit, teksa mund t’i dhurojë një fanellë titullari Amir Abrashit përkrah Kristjan Asllanit me Qazim Laçin e Nedim Bajramin nga krahët.

Por, edhe Asani ka kuota për ta nisur nga minuta e parë. E nëse sulmuesi nga Shkupi konfirmohet mes titullarëve, atëherë Laçi mund të marrë vendin e Abrashit, me Asanin që do të vendosej djathtas.

Në rast të aktivizimit të Asanit, skema do të ndryshonte në 4-2-3-1. Në majën e sulmit, Armando Broja mund të rikthehet titullar. Sulmuesi nga Malësia e Madhe, edhe pse nuk mori asnjë minutë përballë Kroacisë, shihet si një lojtar që ndaj spanjollëve mund të ketë më shumë rezultat, për shkak se është një futbollist i shpejtë e mund të gjejë më shumë hapësirë.

FORMACIONET E MUNDSHME:

(4-1-4-1)

Strakosha

Balliu (Hysaj); Ismajli-Gjimshiti; Mitaj

Ramadani

Laçi; Abrashi-Asllani; Bajrami

Broja

(4-2-3-1)

Strakosha

Balliu (Hysaj); Ismajli-Gjimshiti; Mitaj

Ramadani-Laçi

Asani-Asllani-Bajrami

Broja

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE