Gjermani, edhe CSU “kundër”: Ukrainasit e papunë, të kthehen mbrapsht!
Jo vetëm ekstremi i djathtë, por edhe parti të mëdha te qendrës po e ashpërtsojnë kursin në politikat e tyre të emigracionit.
Kreu i grupit parlamentar të CSU-së, Alexander Dobrindt ka bërë thirrje që refugjatët e papunë ukrainas në Gjermani, ose të nisin të punësohen, ose të kthehen në zonat e sigurta të Ukrainës.
“Më shumë se dy vjet pas fillimit të luftës, duhet të zbatohet parimi: fillim i punës në Gjermani ose kthim në zonat e sigurta të Ukrainës perëndimore,” pohoi ai për gazetën Bild am Sonntag. SPD dhe të Gjelbërit e kritikuan ashpër këtë kërkesë të partisë simotër të CDU-së.
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të SPD, Dirk Wiese, i kujtoi të njëjtës gazetë se Rusia vazhdon të bombardojë objektiva të ndryshëm në të gjithë Ukrainën.
“Dobrindti tani dëshiron të kthejë atje gra dhe fëmijë, që mund të kenë humbur prindërit e tyre në front,” tha Ëiese. “CSU-së duhet t’i vijë turp për kërkesa të tilla dhe duhet ta heqë njëherë e mirë C-në për E Krishterë nga emri i saj”.
Megjithatë, janë disa ministra të brendshëm të landeve gjermane kohët e fundit kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund dhënies së kompensimit të qytetarëve refugjatëve të luftës nga Ukraina dhe që atyre t’u jepen vetëm pagesa më të ulëta sipas Ligjit të Përfitimeve të Azilkërkuesve.
Qeveria gjermane tashmë e ka refuzuar këtë. Dobrindt u bashkua me kritikat për rregullorat aktuale. Sipas politikanit të CSU-së, kompensimi i qytetarëve u konceptua si ndihmë e shpejtë në fillimin e luftës ruse të agresionit kundër Ukrainës, por prej kohësh ai është kthyer në një frenim për të punuar. Shumë refugjatë nga Ukrainë në Gjermani mbahen me ndihmë sociale.