I jep fund beqarisë në moshën 50-vjeçare ish-futbollisti i famshëm Filippo Inzaghi!
Futbollisti legjendar italian Filippo Inzaghi, u martua së fundmi në Formentera. Inzaghi u martua me Angela Robusti, 16 vjet më e vogël se ai, e cila merret me organizimin e dasmave. Filippo dhe Angela janë bashkë prej shtatë vitesh dhe janë prindër të Edoardos 3-vjeçare dhe Emilias, 1-vjeç. Dyshja vendosën të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë.
❤ Congratulations to the #ACMilan legend Pippo Inzaghi and his wife Angela on their wedding 💍 pic.twitter.com/CzDO7dV36n
— SempreMilan (@SempreMilanCom) June 20, 2024
Ata ftuan miq dhe të afërm në ishullin spanjoll për të bërë dolli për dasmën e tyre. Siç shkruajnë mediet italiane, të porsamartuarit janë duartrokitur nga fytyra të shumta të njohura, e mes tyre edhe ish-shokët e skuadrës së Inzaghit, futbollistët legjendar Christian Vieri, Massimo Oddo, Massimo Ambrosini, Giuseppe Pancaro, Roberto Baronio dhe vëllai i tij Simone Inzaghi, i cili tani është trajner i Interit.
“Dilja rrallë, nuk e di si shkova në festë atë natë. E vura re menjëherë, jo vetëm se ishte e bukur, por edhe se ishte e vetmja, përveç meje, që kishte një gotë me ujë në dorën e saj. Pas disa pijeve, ajo erdhi me mua, pas dy fëmijëve dhe një bashkëjetesë të mirëfilltë, ishte koha për t’u martuar”-tha Inzaghi.