Kombëtarja ‘zbraz’ parlamentin. Deputetë e ministra në Dyseldorf!

vovalbania June 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kombëtarja ‘zbraz’ parlamentin. Deputetë e ministra në Dyseldorf!

Seanca parlamentare e kësaj jave ka pasur në sallë më pak deputetë se zakonisht. Shkak për këtë është bërë udhëtimi drejt Gjermanisë i një pjese të deputetëve për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës që luhet sonte në orën 21:00 në Dyseldorf.

Ndeshja e kombëtares shqiptare të futbollit me Spanjën mbrëmjen e kësaj të hëne, zbrasi sallën e parlamentit në një seancë dedikuar shqetësimeve të qytetarëve, pas një jave ku deputetët do duhet të jenë pranë qytetarëve për të marrë shqetësimet e tyre e për t’i sjell në kuvend.

Numri i lartë i deputetëve që kanë udhëtuar drejt Dyseldorfit bëri që seanca plenare të ishte 29 minuta me vonesë për shkak të mungesës së numrave që duheshin për të nisur seancë.

E megjithatë, seanca nisi në limite të numrit të nevojshëm të ligjvënësve për të zhvilluar seancën plenare.

Në të dyja kahet e sallës pjesa dërrmuese e karrigeve ishin lënë bosh, ndërsa një numër i lartë I mungesave u vu re edhe në kabinetin qeveritar, ku të pranishëm ishin vetëm 6 ministra.

Mes mungesave në parlament ishte edhe vet kryeministri Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE