Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi! Shkroi mbi 3 mijë tekste këngësh shqiptare

vovalbania June 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi! Shkroi mbi 3 mijë tekste këngësh shqiptare

Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi.  Ai u shtrua dy ditë më parë në gjëndje kritike për jetën në Shërbimin Neurovaskular në QSUT pasi kishte pësuar hemoragji cerebrale.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se Doçi u nda nga jeta sot në mëngjes në orën 06:00 në moshën 76 vjeçare.

Bashkëpunëtorët e tij kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale.

Agim Doçi është fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Ai ka lindur më 9 Maj 1948 u diplomua për inxhinieri por kishte një pasion të rrallë për letërsinë.

Agim Doçi ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare.  Ai ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”./Shqiptarja

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64069 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE