Policia me dorë të hekurt, mijëra gjoba në një javë!

vovalbania June 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia me dorë të hekurt, mijëra gjoba në një javë!

Mbi 27 mijë persona janë ndëshkuar gjatë javës së kaluar, pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndërkohë 42 persona të tjerë janë vënë në pranga, 29 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Monitorimi po kryhet me mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë dhe radarë automatikë, si dhe dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe së fundi dhe teleskopë për të evidentuar përdoruesit e celularit dhe shkelësit e rregullave të tjera të qarkullimit.

Njëkohësisht, janë shtuar patrullat e lëvizshme, të mbështetura nga patrullat e përgjithshme dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, pasi në të gjitha akset rrugore dhe veçanërisht në zonat bregdetare, ka fluks të lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

Si rezultat, gjatë kësaj jave:

-janë pezulluar 114 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 42 drejtues mjetesh, nga këta 29 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 27 191 masa administrative, nga këto:

* 7333 për shpejtësi tej normave të lejuara;
* 1713 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
* 1440 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 3143 për parakalime të gabuara.
* 876 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
* 256 për manovra të rrezikshme në rrugë;
* 298 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
* 10009 për parkim të gabuar;
* 2123 për shkelje të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE