Sulmoi KFOR-in ne Zveçan, serbi dënohet me 15 muaj burg!

vovalbania June 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmoi KFOR-in ne Zveçan, serbi dënohet me 15 muaj burg!

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi të dënojë me 15 muaj burg serbin Nenad Orllovic, i përfshirë në sulmin e 29 majit të vitit të kaluar në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Vepra penale e sulmit ndaj një personi zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen akte huliganizmi, ishin akuzat që sollën dënimin e tij.

Gjykata sqaroi për çdo se nga ky dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që është 23 qershori i vitit 2023 kur edhe u prangos, çka nënkupton se i kanë mbetur edhe tre muaj burgim për t’i kryer.

Orllovic u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim edhe për një akuzë tjetër penale në lidhje me sulmin, por në marrëveshje me gjykatën vendosi ta zëvendësojë dënimin me burgim me dënim me gjobë prej 12.000 eurove, thuhet në njoftim.

Ndalimi i tij u bë nga policia e Kosovës në ditën kur rreth 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur teksa tentonin të shpërndanin një grup protestuesish serbë.

Protestat në Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok në veri të Kosovë, të gjitha këto zona të banuara me shumicë serbe – nisën 26 majin e vitti që shkoi kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave. KFOR-i i cilësoi si të papranueshme e krejtësisht të paprovokuara sulmet ndaj tij dhe kërkoi që autorët të mbahen përhgjegjës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE