Takim i ministrave të BE-së e të Ballkanit Perëndimor për sfidat e sigurisë!

vovalbania June 24, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Takim i ministrave të BE-së e të Ballkanit Perëndimor për sfidat e sigurisë!

Bashkimi Europian po rrit bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor në fushat e sigurisë, mbrojtjes e politikës së jashtme. Këtë e konsideron “prioritet”, pasi sfidat për sigurinë e rajonit janë të ngjashme me ato me të cilat po përballet dhe vetë. Për këtë temë, ministrat e Jashtëm të Unionit dhe homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, diskutojnë sot në Luksemburg.

BE-ja përgatiti një dokument orientues për bashkëpunimin me vendet e rajonit, që të diskutohet në takimin e përbashkët. Aty vihet në dukje se sfidat që lidhen me politikën e jashtme e të sigurisë, janë gjithnjë e më komplekse në rrethanat aktuale gjeostrategjike. Dokumenti i siguruar nga Radio Evropa e Lirë paralajmëron rrezikun ku ato e vendosin rendin europian dhe global.

Rëndësia e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe qëllimi i përbashkët brenda familjes europiane janë gjëra parësore, sidomos me partnerët që aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Duke qëndruar së bashku me BE-në është një shenjë e orientimit strategjik, bazuar në vlerat dhe parimet e përbashkëta, sidomos për respektimin e sundimit të ligjit e të së drejtës ndërkombëtare.

Aty përmendet dhe si vendet e Ballkanit Perëndimor, krahas procesit të integrimit në BE, e kanë rritur pjesëmarrjen në proceset europiane, në fushat e politikës së jashtme e të sigurisë. Thuhet se kjo është bërë përmes samiteve të rregullta BE-Ballkani Perëndimor, pjesëmarrjes së shteteve të rajonit në takime të përbashkëta ministrore, aktivitete të nivelit të lartë të Bllokut, bashkëpunimit në shmangien e sanksioneve ndaj vendeve të treta, bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, si OKB e OSBE, por edhe bashkëpunimit ushtarak e zhvillimit të forcave të rendit.

Bashkimi Europian është duke ndihmuar vendet e rajonit edhe në proceset e pastrimit të minave, në luftën kundër manipulimit e dezinformimit që vjen nga jashtë, sidomos nga Rusia, si dhe në goditjen e grupeve të krimit të organizuar. Për BE-në, siç theksohet në dokument, me rëndësi është edhe bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm e trafikimit të armëve.

Si prioritet të angazhimit në rajon, BE-ja sheh avancimin e procesit të pajtimit mes Kosovës e Serbisë, përmes dialogut që lehtëson vetë. Përparësi është dhe vazhdimi i asistencës për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, si dhe ndihmës për luftën ndaj manipulimit e dezinformimit.

Si ndihmë veçohet plani për rritje dhe reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor, tashmë i miratuar nga BE-ja e që ka për qëllim përshpejtimin e përgatitjes së tyre për t’u bërë anëtare të BE-së.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64075 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE