Vrulli dhe dëshira nuk mjaftojnë, Spanja na nxjerr jashtë Europianit!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Vrulli dhe dëshira nuk mjaftojnë, Spanja na nxjerr jashtë Europianit!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/06//vrulli-dhe-deshira-nuk-mjaftojne-spanja-na-nxjerr-jashte-europianit.jpg)
Mbyllet me humbjen 1-0 ndaj Spanjës rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Euro 2024. Goli i Ferran Torres vendosi sfidën e luajtur në “Merkur Spiel-Arena”, në prani të 40 mijë tifozëve shqiptarë.
Skuadra kombëtare e mbylli në vendin e fundit në grupin B me një pikë, ndërkohë që u regjistrua një barazim drithërues 1-1 në Kroaci-Itali, rezultat që kualifikon të kaltrit e Spallettit.
Zaccagni realizoi golin e barazimit në minutën e 8′ shtesë, duke reaguar pas golit të Luka Modric në 55
Skuadra e Zlatko Dalic, me vetëm dy pikë, mbetët me shpresën e kualifikimit si vend i tretë.