Aksion në plazh i Policisë Durrës, 7 të proceduar penalisht!

vovalbania June 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksion në plazh i Policisë Durrës, 7 të proceduar penalisht!

Në Durrës nisi Plani Operacional Policor i koduar “Plazh i lirë”, për lirimin e hapësirave në plazhe, të zëna në kundërshtim me ligjin. Nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në tre prej tyre, autoritetet evidentuan katër raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë, si dhe katër ndërtime pa leje të beach bar-eve.

Procedohen penalisht 7 shtetas, përgjegjës për këto paligjshmëri.

Sekuestrohen 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje.

Me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit, nga subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike gjatë sezonit turistik, në zonën bregdetare të qarkut Durrës, Komisariati i Policisë Durrës inicioi planin operacional policor të koduar “Plazh i lirë”. Nga kontrollet dhe verfikimet në subjekte të ndryshme në 3 plazhe, u konstatuan dhe u goditën 8 raste të paligjshmërive kundër mjedisit dhe atyre financiare, raste për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit:

-A. Gj., pasi kishte vënë 32 shezlongë dhe 16 çadra, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”;

-E. Sh., 32 vjeç, pasi kishte vënë 48 shezlongë dhe 24 çadra dhe kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;

-F. K., 46 vjeç, pasi kishte vënë 18 shezlongë dhe 8 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;

-F. D., 30 vjeç, pasi kishte vënë 8 shezglonë dhe 4 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;

-F. M., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;

-D. V., 55 vjeç, pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin e Kallmit;

-T. H., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”.

Plani operacional “Plazh i lirë” vijon intensivisht.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët, si dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe dhe të marrin masa për sigurinë e pushuesve, duke zbatuar kërkesat ligjore. Në të kundërt ata do të ndëshkohen sipas ligjit. Gjithashtu, fton pushuesit që nëse marrin dijeni për shkelje të tilla, t’i denoncojnë ato, në numrin pa pagesë 112.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE