“Dozat e rrezatimit në Onkologjik, 20 herë më të larta se norma e lejuar”- Agjencia Atomike e Vjenës nxori në pah rreziqet e aparaturës Kobalto Therapy, detajet!

vovalbania June 25, 2024 0 koment 15 Mund të lexoni në minuta.
“Dozat e rrezatimit në Onkologjik, 20 herë më të larta se norma e lejuar”- Agjencia Atomike e Vjenës nxori në pah rreziqet e aparaturës Kobalto Therapy, detajet!

Prokuroria e Tiranës, përveç skandalit të Onkologjikut, ku pacientët e sëmurë me më tumor i orientonin në spitalet private me qëllim përfitimin monetar, ka zbuluar se në këtë spital është instaluar dhe një aparaturë Kobalto-Terapie.

Kjo aparaturë shërben për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA.

Por, hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.

Në dosjen hetimore është zbardhur dëshmia e mjekut imazherist Adrian Hoti,i cili është detyruar të lërë punën për shkak se asnjë masë nuk u mor,  pavarësisht shqetësimeve se kjo pajisje kishte nivel rrezatimi 20 herë më të larta se norma e lejuar.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë Tiranë:

Që kjo pajisje të vendoset në përdorim kërkon që të ketë edhe një ndërtesë në formën e bunkerit, me specifikime të sakta dhe për të mbrojtur nga rrezatimi që lëshon ky burim stafin, ndërtim i cili nuk ekziston në Spitalin Onkologjik por as në QSUNT. Nga stafi është ngritur shqetësimi lidhur me këtë çështje dhe faktin që u soll për trajtime mjekësore por nuk u përdor asnjëherë deri me sot.

Për marrjen e të gjithë pajisjeve të cilat nuk janë vendosur në përdorim.

Lidhur me këtë Dr. Adrian Hoti, me detyrë imazherist, ka ngritur vazhdimisht shqetësimin lidhur me këto projekte duke iu drejtuar drejtuesve të shërbimit onkologjike.

Për arsye të kësaj situate dhe këtij shqetësimi, Dr. Adrian Hoti, pasi parashtroi këtë shqetësim dhe nga Drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u morë asnjë masë, ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur më dëme të mundshmë të shëndetit si pasoje e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti.

Në deklarimin e kësaj shtetaseje është përmendur dhe doktori Adrian Hoti i cili ka deklaruar se në fillim të muajit Shtator të vitit 2021 ka mësuar rastësisht që në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë ishte vendosur një burim Kobalti 60. Me njohuritë si radiolog dhe si përgjegjës i imazherisë në spitalin onkologjik ka takuar shefen e shërbimit Assistencë profesor Silvana Çeliku për të marrë informacion më të saktë mbi situatën. Elementi kimik Kobalt është artificial, krijohet në mënyrë artificiale mbi nikelin duke e bombarduar me bërthama radioaktive dhe pas këtij procesi Kobalti dhe fiton një veti që është rrezatim i përjetshëm që deri në ditët e sotme nuk është ndërprerë dot si proces. E thënë thjesht ky lloj radioaktiviteti e depërton të gjitha pengesat ezakonshme të aktivitetit normal dhe nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë. Përdorimi i saj bazohet mbi disa rregulla ndërkombëtare që përfaqësojnë në vetvete mbrojtjen nga rrezatimi dhe përmblidhen në një terminologji që thirret me emrin Halara.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare që thirret IEAHEA.

Të gjitha elementët radioaktivë janë të menaxhuara dhe kontrolluara nga kjo agjenci. Me shefen e shërbimit ka komunikuar në lidhje me masat që janë marrë për mbrojtjen nga rrezatimi pasi duhet të ishin vendosur tabela që këtu ka radiacion, duhet të ishte lajmëruar personeli i prezantuar në atë zonë dhe duhej të ishin dorëzuar dozimetria e realizuar në trajtën e një procesverbali nga organet kopetente. Shefja e tij Silvana Çeliku e ka quajtur të tepërt kërkesën e tij si një tejkalim kopetence dhe të panevojshme që problemi të diskutohej me të. Insistimi tij ishte jo në lidhje me përdorimin e aparatit por në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi. Dhoma në të cilën ishte dhe është i vendosur aparati është i ndërtuar me material të zakonshëm tull dhe llaç në trashësi 10,20 deri në 30 cm dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret që kërkohen për nja ambient të tillë.

Kriteret bazë për përdorimin e një terapie radioaktive kërkojnë të paktën mure betoni me peshë specifike të lartë mbi 1 m trashësi dhe pas bisedës me shefen e quajti për detyrë për të komunikuar me instancat drejtuese të spitalit si një emergjencë për të zgjidhur problemin. Ku qëndron rreziku i kësaj situate:

Burimi i kobaltit është i mbështjellë me një kapsulë izoluese që e minimizon në maximum daljen e pakontrolluar të rrezatimit por brenda kaspulës rrezatimi vazhdon përgjithnjë në mënyrë të vazhdueshme dhe nga gjitha rregullat e vendosura aparate të tilla.

Pas 5 vitesh efikasisteti i per merret burimi duhet të jenë përgatitur gjithë kushtet e tjera teknike dhe nuk është magazinueshëm që ta ruash për më vonë. Mbi të gjitha nuk ka një siguri absolute në kapsulën që e ka mbështjellë. Kështu që në cdo moment mund të ndodhi lëvizje sizmike mund të cajë kapsulën dhe kthehet në gjithnjë në bunkere dhe kur mbaron përdorimi një i një aksidenti një burim rrezatues. Kështu që a inë fushën e mjekësisë këto burime doret 2008-2011 si sh një qëndër specifike në Tiranë dhe magazinohen në bunkere disa metra nëntokë. Aur ato tr dorëzohen e nga ajtohen me i 100 pacientë që me ndërprerje që i

Efekti i këtyre rrezeve është në dy plane kur bëjnë rrezatim me doza të mëdhaja me vetëdije dhe që përdoret në mjekësi që është nekrotizuese dhe rasti tjetër kur e marrim rrezatimin në mënyrë të pavullnetshme me doza minimale ndoshta dhe të pamatshme por me kohë të gjatë. Në këtë rast ndryshimet tek qelizat tona janë në nivel të kodit gjenetik dhe kjo sjell pas disa vitesh shfaqjen e sëmundjeve malinje. Në kushtet që ndodhet sot burimi kobaltit në ambientet e onkologjisë me aparaturat e dozimetrisë që kanë ekzistojnë doza nën vlerat maximale të lëjuara por sado të vogla të jenë ato ekzistojnë dhe është një dozë tjetër e shtruar sado e vogël me natyrë radioaktive në një ambient ku ekzistojnë rrezatime të tjera të së njëjtës natyrë dhe kanë vetinë që të shumohen njëra me tjetrën. Kërkesa e tij drejtuar instancave ka qënë që të bëhet një vlerësim i standarteve të kabinetit të Brachi Terapisë sepse nuk e gjejnë të mbështetur në kushtet ndërkombëtare dhe sigurisht që këto komunikime i kanë me emaile me drejtorin e QSUT, me zyrën e mbrojtjes nga rrezatimi pranë Ministrisë së Shëndetësisë, me ministren e asaj kohe e kësaj dite.

Bisedat reflektuan ndjeshmëri por jo në zgjidhjen e situatës. Kërkesa e tij e vazhdueshme ishte që aparati i kobaltit të zhvendosej nga dhoma ku ishte pa mbrojtje në dhomat ngjitur bunker pra të realizohej minimumi i mundshëm që aparati të paktën nga kushtet teknike të mos jetë dëm shkaktues.

Debatet u zhvilluan për afërsisht 1 vit dhe kjo bëri që ai si radiolog të kontaktojë dhe të informohet mbi njohjen që kanë dhe kolegët mbi vetitë e radioterapisë njohjen shkallën e përgjegjësisë që kishin dhe kanë organet drejtuese që megjithëse teorikisht i njohin problemet janë të vetëdijshëm për efektet dëm shkaktuese të aparatit nuk morën masat e nevojshme.

Pas përpjekjeve të saj e pa të arsyeshme të vazhdonte aktivitetin e tij si mjek në një vend tjetër dhe sot e kësaj ditë në ambientet e tyre një burim kobalti vazhdon e shkarkohet pa u përdorur, pa u justifikuar për qëllimin për të cilin ka ardhur. Meqënse burimi i kobaltit nuk ka ardhur me rrugë kontrabandë apo natyra të tjera por është blerë nga shteti monitorohet nga shteti edhe është pronë e tij kjo cështje nuk ka një përgjegjës por janë shumë institucione.

I është rimarrë deklarim mjekut Ardian Hoti ku është pyetur nëse nga eksperienca e tij mund të na tregonte se cilat ishin benefitet e trajtimit të të sëmurëve me rreze kobalti që do të zëvendësonte iridiumin është shprehur se pavarësisht se nuk është ekspert në këtë fushë duke u nisur nga parimet e radioterapisë si mjek me eksperiencë në onkologji trajtimi me kobalt sot nuk është mënyra e trajtimit me rreze në brakiterapi apo në përgjithësi. Radioterapia me kobalt është më dëmtuese duke qenë një rrezatim më i fortë nga sa nevojitet kështu që prej shumë vitesh kjo është zëvendësuar me materialet e tjera sic është iridium i cili kryen efektin njëlloj si kobalti tek sëmundja por lë mundësinë për ruajtjen e indeve të shëndosha nga rrezatimi. Nëse bëjmë një vëzhgim sot në botë harta e vendeve që përdorin kobaltin është e zhvendosur në Indi, Afrikë por jo në pjesën e vendeve që ne pretendojmë se iu përkasim. Nga sa di ai zgjedhja e kobaltit ka qënë një kompromis i drejtuesve të onkologjisë për natyrën e tij që marrja e një natyre kobalti përdoret për 5 vite ndërsa kur marrim një burim iridiumi përdoret vetëm 3 muaj. Për specifikat e vendit tonë duke mos pasur një kontratë afatgjatë të përhershme me institucionet përkatëse ndërkombëtare marrja e iridiumit krijonte ndërprerje të aktivitetit. Për të anashkaluar këtë lloj ngërci u pranua ose u propozua kobalti.

Aparatura është hequr nga përdorimi për fibrozat që shkakton ne our rreze të shkurtër veprimi nuk i jep fibroza.

Aty duhet të jenë bërë disa herë matje dhe personalisht debati tij me koleget është për shkak të këtyre matjeve në momentin që i është thënë që ndodhet një burim kobalti pranë kabinetit të radiologjisë ka kërkuar të jepen të dhënat e dozimetrisë paraprake detyrë kjo ligjore e zyrës për

mbrojtjen nga rrezatimi. Kjo i është refuzuar nën pretekstin e informacioneve të rezervuara. Me dijeninë e tij aty ka ardhur një ekspert nga Agjencia Atomike e Vjenës pasi është bërë e mundur vënia në punë e aparatit. Gojarisht i është transmetuar pas matjeve të kryera me aparat ndezur dhe pa paacientë pra në ajër dozat nëpër koridoret e onkologjikut kanë rezultuar rreth 20 herë më të larta se norma e lejuar (të huajt). Pas kësaj kërkoi një takim me drejtuesit e QSUT ku ti prezantohej raporti dhe të gjithë së bashku të kishin një vendimarrje sa më të shpejtë për korigjimin e problematikës. Kërkesa e tij ishte largimi i aparatit nga ambientet e pambrojtura në ambeintet e mbrojtura dhe transformimi në një ambient ashtu sic e kërkojnë standartet normale. Mbledhja u realizua nën drejtimin e nëndrejtoreshës së QSUT Birkena me pjesëmarrjen e shefes së onkologjikut Silvana,përgjegjësit të radioterapisë dr. Orgest, shefes së biomedikalit pranë QSUT që nuk ia di emrin, adminsitratores së onkologjikut znj. Alketa dhe përgjegjëses për mbrojtjen nga rrezatimi në QSUT së bashku me shefin e radiologjisë Durim Cela ky takim në vend që të jepte zgjidhje duke u bazuar në të vërtetën e fakteve u kthye në një gjyq ndaj tij pyetja që i drejtohej ishte nëse isha  rrezatuar ose jo dhe kjo pyetje është bëra nga drejtoresha Brikena e përsëritur disa herë që duhet ti faktonte rrezatimin ose jo. Që në fillim të takimit kërkoi që mbledhja të protokollohej në mënyrë që gjithsecili të mbante përgjegjësi për cfarë do të thonte. Kjo detyrë iu la administratores Alketës ndërsa pas disa minutash i rezultoi se nuk po shënohej asgjë. Në prezencë ka qënë e ftuar ish përgjegjësia e zyrës nga mbrojta nga rrezatimet Xhulja që mbiemrin nuk ia di e cila është larguar nga puna, supriza nga ky takim ka qënë nga përgjegjësia e zyrës për mbrojtjen e rrezatimeve në QSUT e cila më nxorri një letër që nuk e ka parë të arsyeshme ta lexonte e cila pretendoi që QSUT ishte licensuar që mund të magazinonte mbetjet radioaktive.

Pretendimi im në lidhje me burimin e kobaltit që një burim që nuk përdoret aq më tepër në një vend të papërshtatshëm nuk mund të rrijë aty po të dërgohet në vendet specifike. Nuk ndodh kund që ne të gjejmë një burim radioaktiv që të rrijë aty fizkikisht dhe mos shkojë në vendin e destinuar. materia dhje t pyetur nga ana jonë se cfarë kanë humbur pacientët nga mostrajtimi me rreze kobalti por që vazhdojnë jne viter 2008-2011 si shërbim brakiterapi dhe kjo me ndërprerje. Me dijeninë e tij kanë ardhur burime iridium sh një ë trajtohen me iridium është shprehur 50-100 pacientë që se nevoja për këtë lloj trajtimi për hir të së vërtetës nga 20 e ca vite që i në vendin tonë për vit është afërsisht ai e njoh onkologjinë është afruar vetëm në me ndërprerje që i takon afërsisht 15 muaj. Në hapësirën tjetër kohore ky shërbim nuk është afruar dhe sot e kësaj dite. Brakiterapia realizon rrezatim në brendësi të organeve në brendësi të trupit dhe konkretisht në intravaginal dhe realizon rrezatim direkt mbi tumorin ose llozhën tumorale pra është më e drejtëpërdrejtë dhe më pak dëm shkaktuese sesa radioterapia e kryer transabdominale. Nuk kemi një studim konkret të mbarëvajtjes apo të mosvajtjes mirë të pacientëve të trajtuar me rrezatim të zakonshëm apo me brakiterapi por në tërësinë e kohës është një trajtim i munguar, në praktikën e përditshme mjekët e kanë për dëtyrë tua thonë pacientëve se cfarë duan kush është më e mira dhe një pjesë e tyre e bëjnë vetë zgjidhjen ashtu si dhe shumë nevoja të tjera duke shkuar në Maqedoni apo vende të tjera të rajonit. Ne nuk mund të themi që praktikisht nëse pacientët kanë humbur ose jo. Kjo duhet bërë me një studim. Në tërësi brakiterapia është një shërbim i munguar dhe kur u bë zgjidhja për kobaltin nuk është bërë në tërësinë e më të mirës por e asaj që mundemi të bëjmë dhe kjo sipas mendimit personal të tij i ka shkuar dikujt përshtat. I pyetur mbi matjet e kryera nga ZMR-ja dhe matjet e kryera nga Agjencia Atomike e Vjenës që nxjerrin.

Meqënese mbledhja nuk po protokollohej nuk po flitej për cështjen për të cilën ishim mbledhur e pashë të arsyeshme të largohem nga mbledhja. Ndërsa më vonë pas disa muajsh kur unë isha larguar nga spitali onkologjik për shkak të mospajtimit të tij me kushtet e punës që po i afroheshin ka marrë vesh nga kolegë rezultuar ambient i papërshtatshëm as për punë dhe as për mundësi transformimi për bunkerët.

Njoftimi i Prokurorisë:

Zbulohet skema abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 7 mjekë e specialistë

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masa sigurie për shtatë mjekë e specialistë të Qendrës Spitalore Universitare nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.

Pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi” në kuadër të të cilit u ndaluan 16 shtetas gjatë sekuestrimit të barnave personave të ndaluar, u zbulua se disa prej barnave janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e onkologjisë.

Veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.

Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.

Për këto arsye, u kërkua në Gjykaten e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë për shtetasit:

E.G. (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi”;

E.L. (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur” neni 234 i K.Pr.Penale;

A.Y. (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale;

B.Q. (ish Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale;

D.K. (Ish specialist pranë QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale;

H.G. për vepren penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale; dhe

F.M. për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE