Iu bllokua skafi në Karaburun, Policia shpëton dy shtetas!

vovalbania June 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Iu bllokua skafi në Karaburun, Policia shpëton dy shtetas!

Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force i dhanë ndihmë dy shtetasve që kishin mbetur në det pasi e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf që pati pësuar një defekt. Në një njoftim për mediat, blutë sqaruan se pas dhënies së ndihmës, nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues skaf nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e tij, ndaj për këtë shkelje u ndëshkua me masë administrative 10 mijë lekë.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë mori njoftim se një mjet lundrues skaf, me 2 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, dhe shtetasit po rrezikoheshin prej dallgëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat iu shkuan në ndihmë 2 shtetasve të cilët ndodheshin 3 milje përballë gjirit të Bristanit, Karaburun.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, prandaj ai u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë. Gjithashtu, nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT u ushtrua kontroll në bord, por nuk u gjetën sende të kundërligjshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE