OKB për kompanitë e teknologjisë: “Merrni përgjegjësi” për dezinformimin e shoqërisë!
António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, po u kërkon kompanive të teknologjisë të “marrin përgjegjësi” për mënyrën se si sistemet e tyre po ndikojnë në integritetin e informacionit.
“Merrni përgjegjësi. Pranoni dëmin që produktet tuaja po shkaktojnë te njerëzit dhe komunitetet, ” tha Guterres .
Ai rekomandoi në sërë sugjerimesh që mund të përdoren në mbarë botën për të promovuar një “sistem informacioni më human”.
Korniza ka pesë shtylla: besimi shoqëror dhe qëndrueshmëria; media të pavarura, të lira dhe pluraliste; stimuj të shëndetshëm; transparenca dhe hulumtimi; dhe fuqizimin e publikut.
Shumë nga thirrjet për veprim kanë të bëjnë me transparencën: duke u kërkuar kompanive të teknologjisë të publikojnë se kush reklamon me to, të publikojnë detaje se si ruhen të dhënat në platformat e tyre dhe t’u ofrojnë përdoruesve më shumë kontroll dhe zgjedhje se si përdoren të dhënat e tyre.
“Askush nuk duhet të jetë në mëshirën e një algoritmi që ata nuk e kontrollojnë, i cili nuk është krijuar për të mbrojtur interesat e tyre dhe që gjurmon sjelljen e tyre për të mbledhur të dhëna personale dhe për t’i mbajtur ato të lidhura”, tha Guterres.
Kompanive u kërkohet gjithashtu të kryejnë raporte nga palët e treta të modeleve të tyre dhe t’i publikojnë ato publikisht.
Gjithashtu, gazetarëve u kërkohet të “ngrenë dhe zbatojnë” standardet editoriale për t’u siguruar që përmbajtja e tyre “bazohet në fakte dhe realitet”.