Parashikimet në “Paso Euro 2024”, Glent Nallbani ‘godet në shenjë’ me rezultatin për ndeshjen Shqipëri-Spanjë?!
U mbyll me humbjen 1-0 ndaj Spanjës rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Euro 2024. Goli i Ferran Torres vendosi sfidën e luajtur në “Merkur Spiel-Arena”, në prani të 40 mijë tifozëve shqiptarë.
Skuadra kombëtare e mbylli në vendin e fundit në grupin B me një pikë, ndërkohë që u regjistrua një barazim drithërues 1-1 në Kroaci-Itali, rezultat që kualifikon të kaltrit e Spallettit. Zaccagni realizoi golin e barazimit në minutën e 8′ shtesë, duke reaguar pas golit të Luka Modric në 55. Skuadra e Zlatko Dalic, me vetëm dy pikë, mbetët me shpresën e kualifikimit si vend i tretë.
Kujtojmë, se i pyetur dje për rezultatin e ndeshjes, pak para “Paso Euro 2024”, Glent Nallbani u shpreh:
Unë mendoj dalim 1 me 0, nuk e di për kë.
Ndërkohë, Ard Cani u shpreh:
Mendoj se ndeshja mbaron barazim 1-1.
Lorenc Jemini tha si më poshtë:
Për ëndrrën që kam parë, fitojmë ne 1 me 0. Ndërsa në realitet, dalim 2 me 0 për Spanjën.
Ju kujtojmë, se pas një sezoni super të suksesshëm në Top Albania Radio gjatë muajve Qershor – Korrik ‘Pasó’ vjen me një mbulim 360* të Kampionatit Europian të futbollit me “Paso Euro 2024”. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, lidhje direkte me qytetet ku luhen ndjeshjet, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atmosferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.