Postoi video me një mashkull ne shtrat, prindërit e Nita Latifit ende …
Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.
Nita Latifi u përfol shumë gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. E ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Arena ish-banorja e “BBV2” tregoi detaje nga jeta e saj personale dhe jo vetëm. E pyetur rreth videos që postoi në Instagram disa ditë më parë, ku dukej në shtrat në krahët e një mashkulli, Nita pranoi se është në një lidhje dhe e dashuruar ama tregoi edhe se prindërit e saj nuk janë në dijeni të videos që ajo ka postuar.
Alesia: A është e vërtetë që je në një lidhje?
Nita: Gënjeshtër
Alesia: Gënjeshtër e madhe apo e vogël?
Nita: Është e vërtetë që jam në një lidhje
Alesia: Këtë donim të dinim, se po të më ndihmonte regjia tani ne mund të shohim edhe një video këtu
Nita: Nuk e kanë parë të shtëpisë këtë video, mbylleni
Alesia: Do na tregosh diçka më shumë, me çfarë merret? Se e dimë që as germa e as emra nuk thoni
Nita: Në momentin që kam hyrë në “Big Brother” e kam ditur që jeta ime personale do të shpartallohet, do të dalë në shesh. Këtë video e kam postuar vetë në “TikTok”, edhe kjo është gjithçka që kam vendosë me shpalosë me njerëzit. Besoj se shumë shpejt vjen koha që kam me treguar edhe gjëra të tjera. Po shiheni, krahun jeni duke e parë
Manushi: E njoha nga krahu
Nita: Nuk është ai që po mendon
Manushi: Shumë afër nesh ky krah
Alesia: Kur do të martohesh?
Nita: Do të martohem kur të më propozojnë
Alesia: Kur do të martohesh me këto krahë?
Nita: Unë kam qejf të bëj një martesë të madhe me familjarë, me kërcy, me pas një fustan shumë të bukur…
Alesia: Tani afër nuk kemi ndonjë plan?
Nita: Jo