Shpëtohet pas 5 orë kërkimesh turistja franceze në Jezercë!

vovalbania June 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpëtohet pas 5 orë kërkimesh turistja franceze në Jezercë!

Një turiste franceze e cila kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës, është gjetur dhe shpëtuar nga Policia e Tropojës dhe grupet e kërkim shpëtimit. Policia e Kukësit njofton se u njoftua në orët e natës se turistja franceze e moshës 34-vjeçare kishte humbur rrugën, teksa eksplornte zonën e majës së Jezercës.

Sapo janë njoftuar, rreth orës 23:00 Komisariati i Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, kanë organizuar punën për ta lokalizuar këtë shtetase dhe për t’i shkuar asaj, në ndihmë.

Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore. Turistja ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe të Ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Policia e Kukësit vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.

Më herët, Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force i dhanë ndihmë dy shtetasve që kishin mbetur në det pasi e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf që pati pësuar një defekt. Në një njoftim për mediat, blutë sqaruan se pas dhënies së ndihmës, nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues skaf nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e tij, ndaj për këtë shkelje u ndëshkua me masë administrative 10 mijë lekë.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë mori njoftim se një mjet lundrues skaf, me 2 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, dhe shtetasit po rrezikoheshin prej dallgëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat iu shkuan në ndihmë 2 shtetasve të cilët ndodheshin 3 milje përballë gjirit të Bristanit, Karaburun.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, prandaj ai u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë. Gjithashtu, nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT u ushtrua kontroll në bord, por nuk u gjetën sende të kundërligjshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE