Si ta mbani të ftohtë shishen e ujit kur jeni në lëvizje…

vovalbania June 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si ta mbani të ftohtë shishen e ujit kur jeni në lëvizje…

Ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’u freskuar gjatë verës. Mënyra më e lehtë dhe më efektive për ta arritur këtë është pirja e ujit. A ka ndonjë mënyrë për ta bërë atë të freskët? Çfarë do t’ju duhet? Një shishe me ujë dhe një leckë të lagur, bluzë, madje edhe një peshqir. Si do të funksionojë truku? Lagni shumë mirë leckën dhe shtrydheni mirë, në mënyrë që të mbetet mjaft e lagur, por të mos pikojë. Më pas e mbështjellim shishen e ujit me leckë dhe sigurohemi që e gjithë sipërfaqja e saj të jetë e mbuluar prej saj.

Vendoseni shishen e mbështjellë kështu në diell. Ky fenomen quhet termodinamikë. Nxehtësia nga rrezet e diellit do të thithë lagështinë e pëlhurës. Kjo nga ana tjetër do të thithë nxehtësinë e shishes, duke ftohur kështu brendësinë e saj dhe duke ulur temperaturën e saj. Kjo teknikë funksionon po aq mirë për shishet plastike dhe qelqi sa edhe për ambalazhet prej alumini.

Ndërkaq, njerëzit të cilët pinë ujë me vrull sapo zgjohen, kanë shtrëngime të forta e dhimbje të stomakut. Ekspertët thonë se dhimbjet që shoqërojnë pirjen e ujit esëll në stomak ndodhin për arsyen sepse kur stomaku është esëll është i qetë. Pirja me vrull e ujit është traumatike, sidomos për stomakun që është i ndjeshëm. Uji, sidomos nëse është i ftohtë, shkakton kontraktim të menjëhershëm të muskujve të stomakut.

Nëse pini ujë me gllënjka të mëdha rrezikoni të holloni gjakun dhe nxisin nxjerrjen e menjëhershme të ujit nëpërmjet urinës dhe si pasojë do të jeni më të dehidratuar. Uji duhet pirë ulur, në gllënjka të vogla dhe jo të mbaroni një shishe menjëherë. Me gllënjka të vogla, uji qëndron më shumë në gojë dhe më pas rrugëton ngadalë drejt stomakut bashkë me pështymën ku neutralizon nivelet e aciditetit. Gjithashtu, nuk duhet të pini ujë para dhe gjatë vakteve. Përmbytja e stomakut gjatë vakteve, hollon lëngjet tretëse duke ndikuar tek i gjithë sistemi dhe vështirësuar atë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65706 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE