4 banesa të djegura në Shkodër/Në Lushnjë, flakët dogjën 5 ha!

vovalbania June 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
4 banesa të djegura në Shkodër/Në Lushnjë, flakët dogjën 5 ha!

Një zjarr i rënë rreth orës 1 të mëngjesit në Shkodër, dogji katër banesa në lagjen “Skënderbeg” të qytetit verior para se të lokalizohej e të shuhej nga ndërhyrja e zjarrfikësve. Fillimisht, flakët ranë në shtëpinë dykatëshe në pronësi të një 51-vjeçari.

Por, më pas u përhapën dhe në tre të tjera ngjitur me të, dy të banuara e një e pabanuar. Për fat të mirë nuk pati të lënduar ndërsa ka dëme të shumta materiale. Policia në vendngjarje evakuoi banorët e grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L.T., 51 vjeç.

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T.K., L.K. dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Dy prej banesave u shkrumbuan plotësisht, ndërsa banorët bëjnë apel për ndihmë në këtë situatë të vështirë.

Një tjetër vatër zjarri u evidentua në orët e para të mëngjesit në kodrat e Vainit në Karbunarë, Bashkia Lushnjë. Flakët përfshinë kodrat me ullinj e shkurre. Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve të zonës, efektivëve të sektorit zjarrfikës e të policisë, nga flakët u dogjën rreth 5 hektarë me ullinj e shkurre.

Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për mungesë të rrugëve dhe terrenit të thyer kodrinor. Me mjete rrethanore e me pompat e shpinës, u bë i mundur izolimi i flakëve për të mos rrezikuar banesat.

Përgjegjësi i Sektorit të Zjarrfikëses Lushnjë, Xhezmi Metushi, iu bën apel fermerëve të tregojnë kujdes e të mos ndezin zjarre, as për djegien e mbeturinave. Me ligj është e ndaluar kategorikisht ndezja e zjarreve nga data 1 qershor e deri më 30 shtator.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE