“A më do më?”, përballen më në fund Afrona dhe Blero pas ndarjes së tyre!

vovalbania June 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“A më do më?”, përballen më në fund Afrona dhe Blero pas ndarjes së tyre!

Rreth katër vite më parë Afrona Dika dhe Blero Muharremi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Por pas  dy vitesh ata vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Në atë kohë ata bënin postime të ndryshme në rrjetet sociale, duke akuzuar njëri-tjetrin për arsyen e divorcit.

Por një ditë më parë në “Youtube” është publikuar podkasit “Talk With Afrona”, ku i ftuari i radhës ishte pikërisht këngëtari i njohur, ku çifti tregoi për herë të parë arsyen e ndarjes së tyre. Si Blero ashtu edhe Afrona pranuan se kanë patur faj që martesës së tyre i erdhi fundi. Gjithashtu këngëtari i kërkoi falje disa herë ish-bashkëshortes së tij për të gjitha gjërat që ka thënë kundër saj.

Ata u shprehën se nuk e kanë patur të lehtë ndarjen, por tani mllefi që ata kanë patur kundrejt njëri-tjetrit ka kaluar dhe i uruan njëri-tjetrit vetëm të mira.

Në këtë bashkëbisedim nuk munguan lotët, të qeshurat, pyetjet për vajzën e Bleros, por edhe pyetje ngacmuese. Në një moment gjatë bashkëbisedimit, Blero e pyet Afronën

Blero: A më dol hala?

Afrona: Joo, Blerim. Humor i zi, tipik ti

E pasi patën një shkëputje të shkurtër, kur iu rithyen bashkëbisedimit Blero e ngacmon sërish:

Blero: E lamë te pyetja ime që nuk u përgjigje

Afrona e anashkalon kësaj radhe pyetjen dhe nis e flet për gjëra të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE