A u lejohet lojtarëve të kombëtares të kryejnë marrëdhënie intime? Flet fizioterapisti i tyre

vovalbania June 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A u lejohet lojtarëve të kombëtares të kryejnë marrëdhënie intime? Flet fizioterapisti i tyre

Fizioterapisti i lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë, Ilvi Begolli, ka qenë i ftuar së fundmi në “Top Arena” ku ndau detaje të shumta rreth trajtimeve dhe terapive që marrin futbollistët.  

Begolli gjithashtu u pyet nëse lojtarëve ju lejohen marrëdhëniet intime përpara ndeshjeve, një diskutim i gjerë që bëhet edhe në sferën e sportistëve global.

I pyetur së fundmi për këtë në Top Arena, fizioterapisti tha se lojtarëve të kombëtares nuk u lejohen të kryejnë akte intime përpara ndeshjes.

Pa hezitim, Begolli tha se “po kjo është e vërtetë”.

Përveç kësaj, fizioterapisti ndau edhe detaje të tjera për sa i përket lëndimeve dhe prapaskenave të shumta që ngërthejnë futbollistët e kombëtares

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65245 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE