E pyeti pse janë ndarë, Afrona përlotet nga përgjigja e Bleros!

vovalbania June 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pyeti pse janë ndarë, Afrona përlotet nga përgjigja e Bleros!

Afrona Dika dhe Blero Muharremi kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare rreth 4 vite më parë, mirëpo pas 2 vitesh martesë, çifti vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre, për arsye personale.

E teksa publiku aludoi shumë në lidhje me arsyen se pse çifti i njohur u divorcua, përgjigjen kanë vendosur t’a japin vetë Afrona dhe Blero. Këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në podkastin e ish-bashkëshortes, “Talk With Afrona”, ku ka fajësuar veten për ndarjen e tyre.

Blero zbulon se ka qenë kokëfortësia e tij arsyeja pse martesës së tyre i erdhi fundi, e madje i kërkoi falje publikisht Afronës. Ai shtoi se ish-bashkëshortja e tij kishte pranuar të provonte të jetonte në Kosovë, por ai nuk shkoi të provonte të jetonte në Zvicër aty ky jeton Dika.

 

Afrona: Pse nuk na ka funksionuar martesa?

Blero: Pyetje shumë e mirë

Afrona: Pse jemi këtu ku jemi sot?

Blero: Pyetje 1 milion euro, po duhet me e kthye pak edhe në humor, të mos bëhem shumë serioz. Pse nuk ma bërë këtë pyetje privat po ma bën këtu?

Afrona: Ta kam bërë

Blero: Po bëj hajgare, jam duke u djersitur

Afrona: Pse erdhi deri këtu ku jemi sot Blerim?

Blero: Sepse mendoj prej disa arsyeve të mia personale që nuk kanë qenë të matura, të duhura në atë kohë. Besoj se kanë qenë gabim. Sido që të jetë ne jemi njerëz edhe…

Afrona: Secilin gabon

Blero: Unë mund të them se arsyeja pse nuk ka funksionuar është pjesë shumë e madhe e imja, gabim i imi. E pranoj publikisht edhe po të kërkoj falje ty Afronë publikisht, sinqerisht. Në atë kohë ka qenë ideja e ime me qëndruar në Kosovë. Nuk duhej, duhej realisht me ardhë me ty në Zvicër. Po nuk e kam parë si është sot. Ti ke pas të drejtë gjithmonë kur më ke thënë ‘duhet kështu’ dhe sigurisht kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në jo funksionimin e martesës sonë. Po njeriu i sheh gabimet e veta më vonë

Afrona: E vërtetë, si edhe unë të miat

Blero: Ti ke pas qejf me ardhë në Kosovë, ke ardhë, ke provuar për një kohë, nuk munde. Nuk u ambientove tamam. Është dashur të vij edhe unë në Zvicër me provuar, nuk e kam bërë. Është gabimi im dhe e pranoj publikisht. Sinqerisht kërkoj falje shumë, por ka ndodhur, ky ishte fati. Njeriu duhet me qenë i sinqertë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE