Për ju që ende nuk e dini, zbuloni se sa kohë duhet të qëndrojë vera në frigorifer!

vovalbania June 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju që ende nuk e dini, zbuloni se sa kohë duhet të qëndrojë vera në frigorifer!

Sa herë ju kanë ardhur në shtëpi disa mysafirë që nuk i prisnit dhe keni kujtuar në minutën e fundit që nuk e keni vendosur verën të ftohet? Le ta pranojmë, nuk ka asgjë më të keqe se vera e ngrohtë. Por mos u shqetësoni më! Më poshtë po ju sjellim një udhëzues se si të ftohni një shishe verë në vetëm tre minuta. Gjithçka që ju nevojitet, mund ta gjeni fare lehtë tashmë në shtëpinë tuaj.

Mbushni enën me ujë të ftohtë.
Shtoni akullin dhe kripën.
Zhyt një shishe verë të mbyllur në ujë.
Llogaritni vetë sasinë e akullit dhe kripës.
Nxirreni shishen pas tre minutash dhe shërbejeni verën e ftohur në mënyrë perfekte.

Cilido qoftë rasti, nëse pas darkës në shishe ngelet ende verë, është mirë të dini si ta ruani dhe deri në sa ditë më pas mund ta pini.

Vera e gazuar: Nga 1 në 3 ditë në frigorifer me një tapë që ndalon bulëzat.

Vera e bardhë e lehtë ose rose: Nga 5 në 7 ditë, në frigorifer me tapë.

Vera e bardhë: Nga 3 në 5 ditë, në frigorifer me tapë.

Vera e kuqe: Nga 3 në 5 ditë. Në një vend të freskët, të errët, me tapë.

Ndërkaq, analiza e më shumë se 30 shisheve verë ka zbuluar se dy gota mund të jenë të mjaftueshme për të arritur kufirin e rekomanduar ditor të sheqerit për të rriturit. Hulumtimet nga “Alcohol Health Alliance UK” zbuluan se disa shishe kishin deri në 59 g sheqer, pra më shumë se një petull me sheqer. Një laborator i pavarur analizoi shishe me verë të kuqe, të bardhë, roze, frutash dhe të gazuar nga markat e njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

Asnjë nga shishet nuk përmbante informacione ushqyese në etiketa pasi kjo aktualisht nuk kërkohet me ligj. Përmbajtja e kalorive u shfaq vetëm në një të pestën e shisheve të analizuara nga laboratori. Aktivistët po bëjnë thirrje për ndryshim, për të informuar më mirë konsumatorët e verës se sa kalori dhe sa sheqer po konsumojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE