Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë!

vovalbania June 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë!

Njoftohet se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e mbajtjes hapur të linjave të komunikimit, siç njoftoi Pentagoni. Ky është komunikimi i parë në më shumë se një vit. Palët ofruan vështrime të ndryshme lidhur me bisedën telefonike.

Austin e nxiti bisedën telefonike, e para që nga marsi i vitit të kaluar, sipas njoftimit për shtypin nga zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Patrick Ryder.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se Belousov e paralajmëroi sekretarin Austin në lidhje me rrezikun e vazhdimit të furnizimit të Ukrainës me armë amerikane në konfliktin 28-mujor me Rusinë.

Belousov vuri në dukje rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës përmes furnizimit të vazhdueshëm të ushtrisë ukrainase me armë amerikane. Kjo thuhet në deklaratën e ministrisë ruse të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, aneksimi i katër prej rajoneve të saj dhe përparimet e ngadalshme në pjesën lindore, i kanë dëmtuar marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin, niveli më i ulët që nga kriza e vendosjes së raketave ruse në Kubë në vitin 1962.

Fundjavën e kaluar, Moska zyrtare akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i bërë përgjegjëse për një sulm ukrainas në gadishullin e Krimesë, me pesë raketa të furnizuara nga Amerika dhe ku u vranë katër persona.

Furnizimi i Ukrainës me armë amerikane rifilloi në muajin prill, pas miratimit nga Kongresi të një pakete ndihme prej 61 miliardë dollarësh. Shtetet e Bashkuara thonë se i mbështesin kërkesat e Ukrainës për tërheqjen e trupave ruse dhe respektimin e kufijve të vendosur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Gjatë bisedës së sekretarit Austin në vitin 2023 me shefin e atëhershëm të mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu, shefi i Pentagonit pati bërë të qartë se i kishte komunikuar homologut rus sjelljen e rrezikshme të pilotëve luftarakë të vendit të tij e që shkaktuan rrëzimin e një droni amerikan në Detin e Zi, në afërsi të Ukrainës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE