“The Sun”: Vizitoni Lumin e Shalës, “Tajlanda e Shqipërisë”!

vovalbania June 26, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
“The Sun”: Vizitoni Lumin e Shalës, “Tajlanda e Shqipërisë”!

“Një cep i botës” pak i njohur për vizitorët e Evropës Lindore i konsideruar si një Tajlandë në miniaturë, me ujëra bruz dhe fluturime të lira, shkruan Hope Brotherton në të përditshmen britanike “The Sun”.

Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më popullor për britanikët që kërkojnë pushime të përballueshme dhe mot me diell. Për shumë njerëz, plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat e pastra kristal e bëjnë Tajlandën një destinacion të listës së pushimeve, por me çmime të larta.

Për pushuesit që duan të shijojnë një copëz të parajsës, por nuk mund të përballojnë shpenzimet e fluturimeve do të ndihen të kënaqur pasi të zbulojnë se ekziston një alternativë shumë më pranë “shtëpisë”.

Shqipëria ndodhet mes Malit të Zi e Greqisë dhe destinacioni ka përjetuar një fluks vizitorësh gjatë viteve të fundit. Rritja e popullaritetit të vendit, kryesisht është falë promovimit të tij në TikTok dhe influencuesve të mediave sociale që kanë pushuar në Rivierën Shqiptare.

Lumi i Shalës

Ndërsa vendpushimet si Ksamili dhe Saranda në Shqipëri kanë patur një rritje të popullaritet vitet e fundit, disa pjesë të Shqipërisë kanë mbetur nën radarin turistik. Një nga këto vende është Lumi i Shalës, një gji pak i njohur në veri të vendit. Videot e Lumit të Shalës shfaqen në mënyrë rutinore në platformat e mediave sociale si TikTok.

Lumi është quajtur “Tajlanda e Shqipërisë”, falë ujërave të pastër kristal, vegjetacionit dhe maleve të thepisura, sipas faqes së udhëtimit “North Albania”.

“Lumi i Shalës është një nga vendet më të bukur në Shqipëri dhe ishte lehtësisht një nga pikat kryesore të udhëtimit tim rrugor”, shkroi blogerja e udhëtimeve “The Ginger Wanderlust”.

I vendosur në veri të Shqipërisë, pushuesit mund të arrijnë lumin e ëndërruar përmes një udhëtimi ditor nga Tirana ose Shkodra. Nga kryeqyteti shqiptar, turistët duhet të rezervojnë një ekskursion për të vizituar Lumin e Shalës dhe udhëtimi është katër orë me makinë.

Nga Shkodra, pushuesit do të duhet të marrin një minibus për në Liqenin e Komanit, i cili zgjat rreth 90 minuta. Në terminalin e trageteve të liqenit të Komanit, turistët duhet të hipin në një varkë për në Lumin e Shalës, çka zgjat dhe një orë.

Gjatë muajve të verës, niveli i ujit në Lumin e Shalës mund të ulet, kështu që pushuesve mund t’u kërkohet të ecin në këmbë në disa pjesë të lumit. Pavarësisht se nuk është një destinacion i njohur turistik, ka shumë aktivitete për të bërë në Lumin e Shalës, duke përfshirë zhytje, kajak dhe ecje.

Brigjet e lumit lidhen me ura prej druri të punuar me dorë, duke u dhënë vizitorëve akses në bujtina. Vizitorët ditorë mund të marrin me qira çadra dielli dhe shezlonge nga disa prej bujtinave gjithashtu.

Vende të tjera për t’u vizituar në Shqipëri

Plazhi i Pasqyrave

Ka shumë vende të tjera më pak të njohura për t’u vizituar në Shqipëri, përfshirë “Plazhin e Pasqyrave”, që u shpall si “Plazhi më i mirë në botë” sipas një studimi te kryer nga ekspertët e agjencisë britanike të udhëtimeve “CV Villas”, në fillim të këtij viti.

Plazhi njihet në mbarë botën si “Plazhi i Pasqyrave” për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe. “Plazhi i Pasqyrave” mbetet i qetë edhe në muajt e verës, duke iu dhënë mundësinë të pushoni dhe ndiheni të lirë”, shkroi “Albania Tour Guide”.

“Për më tepër, bregu i detit është mahnitës, nuk do t’u besoni syve, kur të shihni ujin e kaltër të ndezur”, tha operatori.

Gjiri është i rrethuar nga shkëmbinj të bardhë. Sfondi shkëmbor e bën gjirin të ndihet si një vend sekret. Ndërkohë, në fillim të këtij viti operatori turistik TUI e shpalli Shqipërinë si një nga destinacionet më të reja të Evropës.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ka kryesuar listën e qyteteve më të lira në vitin 2021.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65712 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE