BBV4 do të vendosë përballë fituesit e tre edicioneve? Ja zërat që po qarkullojnë

vovalbania June 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BBV4 do të vendosë përballë fituesit e tre edicioneve? Ja zërat që po qarkullojnë

Edicioni i katërt i BBV pritet të vijë në një format ndryshe nga tre të parët. Përflitet se ky edicion do të bëjë bashkë të gjithë ish-fituesit dhe konkurrentët më dinamikë të tre sezoneve të shkuara.

Ka qenë Aulona Musta ajo e cila në programin e saj “Natën me Aulonën” në MCN ka deklaruar se në bazë të disa burimeve të sigurta, BBV do të vijë ndryshe këtë vit.

“Unë di një lajm nga disa burime që këtë vit Big Brother 4 do të jetë një Big Brother All Stars ku do të hyjnë disa nga personazhet në të tre edicionet e tij dhe do të jenë ndër të gjithë emrat e tjerë, Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno. Të tre fituesit thuhet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”.

Sipas saj përflitet se edhe banorë të tjerëdo të jenë pjesë duke përmendur këtu emra si Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE