Koreja e Veriut pretendon se ka testuar suksesshëm një raketë me koka bërthamore!

vovalbania June 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreja e Veriut pretendon se ka testuar suksesshëm një raketë me koka bërthamore!

Koreja e Veriut thotë se kryeu me “sukses” një testim të rëndësishëm për zhvillimin e raketave që janë në gjendje të mbajnë shumë koka bërthamore, siç raportoi sot agjencia shtetërore KCNA. Por, ky pretendim hidhet poshtë nga Koreja e Jugut që e cilësoi “mashtrim” për të mbuluar dështimin e lëshimit të një rakete, ditë më parë.

Koreja komuniste deklaroi se testimi u krye dje duke përdorur motorin fillestar me lëndë djegëse të ngurtë të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi. Një ditë më parë, Koreja e Jugut bëri të ditur se Veriut i kishte shpërthyer në ajër një raketë hipersonike pak pasi ishte lëshuar nga brigjet e saj lindore.

Koreja e Veriut tha se e kreu me “sukses” një testim të rëndësishëm për zhvillimin e raketave që janë në gjendje të mbartin shumë koka bërthamore, raportoi të enjten agjencia shtetërore KCNA.

Por, ky pretendim i saj është cilësuar nga Koreja e Jugut si “mashtrim” për ta mbuluar dështimin e lëshimit të një rakete ditë më parë.

Koreja e Veriut tha se testimi u krye dje duke përdorur motorin fillestar me lëndë djegëse të ngurtë të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi.

Një ditë më parë, Koreja e Jugut tha se Veriut i kishte shpërthyer në ajër një raketë hipersonike pak pasi ishte lëshuar nga brigjet e saj lindore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE