Kush është? E gjithë vëmendja te vajza e aktores së famshme!

vovalbania June 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush është? E gjithë vëmendja te vajza e aktores së famshme!

Nicole Kidman dhe vajza e saj, Sunday Rose, dukeshin si dy binjake teksa morën pjesë të mërkurën në shfaqjen e  “Balenciaga Haute Couture”, në Javën e Modës në Paris.

Nënë e bijë, të cilat ishin kombinuar me veshjet e tyre, bënë një hyrje mahnitëse. Aktorja e famshme tregoi linjat e saj trupore me një fustan të zi dhe të gjatë, i cili shkëlqente i gjithi. 57-vjeçarja e kishte kombinuar veshjen me një palë taka po të zeza. Pamjes së saj i kishte shtuar edhe syze dielli të zeza.

Ylli i kinematografisë është fotografuar teksa përshëndeste njerëzit e pranishëm në rrugë, madje duke u dhuruar edhe puthje.

Ndërkohë vajza e saj, 15-vjeçarja Sundey Rose, mbante veshur gjithashtu një fustan të zi dhe të kombinuar me këpucë me ta me të njëjtën ngjyrë. Njësoj si e ëma, ajo mbante syze dielli po të zeza. Adoleshentja është vajza e madhe e Nicole me bashkëshortin, Keith Urban. 57-vjeçarka dhe Keith kanë edhe një vajzë 13-vjeçare, Faith Margaret. Dy vajzat kanë bërë një dalje të rrallë në tapetin e kuq me prindërit në muajin prill, kur Nicole u nderua me çmimin “AFI Lifetime Achievement”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE