Moti i keq rrëzoi pemën te “Myslym Shyri”, u këputën kabujt elektrikë!
Reshjet e dendura të shiut, shoqëruar me erë gjatë mëngjesit, rrëzuan një pemë në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet. Pema u këput dhe u rrëzua mbi trotuar, ndërkohë që këputi dhe kabujt elektrik në zonë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.
Në mëngjes, Lezha u përfshi nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme lëvizjeje, kryesisht në qytetin verior. Vërshimi i ujërave përmbyti disa rrugë dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Niveli i ujit arriti në disa cm duke bllokuar hyrjet e pallateve e për rrjedhojë, lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët, fillimisht në pjesën më të madhe të territorit. Më pas nga orët e mesditës dhe pasdites pritet mot me vranësira mesatare e të dendura. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët duke nisur me vijën bregdetare e nga orët e mesdites priten të prekin pjesën më të madhe të territorit.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore, në relievet malore do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina, si dhe në relievet e larta malore, era fiton shpejtësi e bëhet relativisht intensive 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
20/32
Diell re shi
Kukës
17/32
Diell re shi
Lezhë
21/31
Diell re shi
Dibër
16/31
Diell re shi
Durrës
21/33
Diell re shi
Tiranë
22/33
Diell re shi
Elbasan
22/34
Diell re shi
Berat
21/34
Diell re shi
Vlorë
22/34
Diell re shi
Korçë
17/29
Diell re shi
Gjirokastër
18/33
Diell re shi
Sarandë
22/33
Diell re shi