Shërbimi “robotaxi pa shofer” i Waymo tanimë i disponueshëm për të gjithë në San Francisko!

vovalbania June 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shërbimi “robotaxi pa shofer” i Waymo tanimë i disponueshëm për të gjithë në San Francisko!

Shërbimi Robotaxi Waymo në pronësi të Google është tanimë i disponueshëm për këdo në San Francisko që ishte i interesuar për “një udhëtim pa shofer”. Waymo ka zgjeruar me kujdes shërbimin e saj robotaxi, qasja e cila deri më tani ishte i disponueshëm “vetëm me ftesë”.

“Me dhjetëra mijëra udhëtime javore, shërbimi ynë Waymo One ofron transport të sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm për vendasit dhe vizitorët në qytet. Tani është në dispozicion për këdo”.-thuhej në njoftim.

Rreth 300,000 njerëz, më shumë se një e katërta e popullsisë së San Franciskos, janë regjistruar në listën e pritjes së Waymo, sipas kompanisë. Ata do të kenë nevojë për aplikacionin e kompanisë për të përdorur shërbimin. Rikujtojmë, se Arabia Saudite kreu së fundmi testin e saj të parë për “taksi ajrore pa pilot” në Mekë, me qëllim që t’u shërbejë pelegrinëve të Haxhit. Sipas mediave të huaja, mjeti ajror elektrik EH216-S eVTOL u ngrit në një provë autonome ku morën pjesë ministri i Transportit dhe Shërbimeve Logjistike të Mbretërisë, Saleh al-Jasser dhe presidenti i Autoritetit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil (GACA), Abdulaziz al-Duailej.

“Prova u krye për t’u siguruar që taksia ajrore mund të ofrojë shërbime gjatë sezonit të Haxhit”-ka thënë al-Jasser për Al Arabiya, duke folur nga brenda mjetit ajror. “Pa pilot dhe i kontrolluar nga toka, ky aeroplan përshtatet në dy persona dhe mund të fluturojë pa karburant për një distancë deri në 40 kilometra, i fuqizuar vetëm nga energjia elektrike, në përputhje të plotë me të gjitha parametrat e sigurisë”-shtoi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56751 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE