Skandali te Onkologjiku, debate të ashpra në Kuvend/Opozita kërkon dorëheqjen e Koçiut!

vovalbania June 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skandali te Onkologjiku, debate të ashpra në Kuvend/Opozita kërkon dorëheqjen e Koçiut!

Skandali te spitali Onkologjik në QSUT, sot ndezi tensionet në Kuvend mes palëve. Opozita goditi tavolinat dhe kërkoi dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, të cilën e ka thirrur në interpelancë për shëndetin riprodhues dhe skandalin te Onkologjiku. Albana Vokshi:

Në këtë qeverisje, të paktën tre ministra, Albana Koçiu, Ulsi Manja dhe Ogerta Manastirliu duhet të ishin shkarkuar. Kanë qenë në dijeni të skandalit të Onkologjikut dhe nuk kanë reaguar. Koka e korrupsionit janë këta tre ministra.

Ministrja Koçiu u shpreh se nuk mund të përbaltet kushdo.

Kam detyrën morale për të cekur sërish çështjen tonë të famshme të Onkologjikut. Padyshim që abuzimi i rëndë që ata kanë luajtur me jetën e të sëmurëve duke kaluar çdo lloj norme, ka vetëm një përgjigjie: ndëshkimin ligjor, administrativ e moral.

Do të mbajnë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit. Për të sanksionuar me ligj të gjithë ata mjekë, ata që nuk mund t’i quaj më as profesionistë, që e  trajtojnë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës, ne do të kërkojmë ndryshime në ligj. Do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të detyrës nëse bëjnë sjellje amorale.

Kam lexuar qëndrime nga ato kritiket…. Kam lexuar e dëgjuar çdo qëndrim, çdo zë. Nuk mund të përbaltet çdokush që e vazhdon punën me vendosmëri e profesionalizëm të lartë, që janë shembuj të ekipeve mjekësore.

Shumëkush nga ne ka një eksperiencë të mirëfilltë sa i përket kujdesit shëndetësor në shëndetin publik. Ne vlerësojmë ndershmërinë dhe abuzuesit do të marrin në çdo kohë ndëshkimin e merituar. Do i listojmë në Kuvend ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut.

Zoti Bardhi, ke qenë dhe ministër Drejtësie. E di si funksionon shteti, më dëgjo… Flasim çdo ditë për autonominë spitalore dhe për të drejta të mjekëve, prandaj ka procedura administrative. Ju jeni jurist, e dini shumë mirë procedurën.

Të nderuar deputetë, i nderuar zoti Shehu, jam këtu për t’ju përgjigjur shqetësimeve që keni, por uroj që shëndeti riprodhues i grave e vajzave shqiptare të mos përmendet për motive politike. Po përpiqeni të krijoni një debat shterpë të ngritur mbi informacione të pavërteta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65771 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE