Sulme të reja ruse në Ukrainë, një viktimë dhe disa të plagosur!

vovalbania June 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulme të reja ruse në Ukrainë, një viktimë dhe disa të plagosur!

Sot në mëngjes, Rusia kreu sulme të reja ajrore në Ukrainë, si dhe bombardoi vendbanimet me civilë në rajonin lindor të frontit, Donjeck. Një person u vra dhe 14 të tjerë u plagosën, siç dhe raportuan zyrtarët ushtarakë e rajonalë ukrainas. Viktima ishte nga qyteti industrial Toretsk, ndërsa të plagosurit janë banorë të Memriskut, Selidovos dhe Komarit, siç vuri në dukje në Telegram guvernatori rajonal, Vadym Filashkin.

Ushtria ukrainase raportoi edhe se Rusia sulmoi Ukrainën me gjashtë raketa lundruese e me 23 dronë mëngjesin e sotëm. Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi pesë prej raketave dhe të gjithë dronët e lëshuar mbi objektivat në Ukrainë, raportuan burime të ushtrisë.

Dy dronë u shkatërruan në rajonin lindor Herson referuar guvernatorit rajonal, Oleksandr Prokudin, duke shtuar se një person u vra dhe 16 u plagosën, përfshirë dy fëmijë nga bombardimet ruse të një dite më parë.

Në rajonin jugor Dnipropetrovsk, Rusia kreu sulm masiv me artileri në qytetin Nikopol, siç deklaroi për mediat guvernatori rajonal Serhiy Lysak. Shkolla dhe çerdhe u dëmtuan nga ky sulm, sipas tij. Ndërkaq, nuk raportoi për viktima.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, tha se shtatë dronë ukrainas u rrëzuan nga kundërajrorët rusë, katër prej tyre në rajonin Tver, dy mbi rajonin e Moskës dhe një mbi rajonin Belgorod.

Sota raportoi duke u bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve, se një sulm me dron ndodhi në Redkinski në Uzinën Eksperimentale në rajonin Tver, aty ku dhe prodhohet karburanti për avionë. Kjo fabrikë është sulmuar në të kaluarën nga dronët.

Ukraina, infrastruktura energjetike e së cilës është sulmuar vazhdimisht nga Rusia, në muajt e fundit i ka goditur vazhdimisht objektet për prodhimin e karburantit brenda Rusisë e kryesisht rafineritë e naftës. Lufta vijon prej më shumë se dy vitesh, por presidenti rus, Vladimir Putin refuzon përdorimin e fjalës “luftë” dhe zgjedh “operacionin special ushtarak për çmilitarizimin e Ukrainës”.

Rusia përballet me sanksione të shumta të Perëndimit, me shumicën e vendeve perëndimore që janë vënë në krah të Kievit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE