Sulmuesit kuqezi! Si janë raportet e Armando Brojës me shokët e skuadrës, zbulohen prapaskenat

vovalbania June 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmuesit kuqezi! Si janë raportet e Armando Brojës me shokët e skuadrës, zbulohen prapaskenat

Që një skuadër të japë maksimumin në fushën e blertë duhen talente, por edhe harmoni mes anëtarëve të saj.

Elementi i parë pa diskutim nuk i mungon futbollistëve të kombëtares shqiptare e cila ra në sy në fazën e grupeve në Euro 2024 për talentin për të dhuruar spektakël dhe një lojë mjaft të bukur në fushë.

Por ajo që u diskutua që nga dita kur kombëtarja shqiptare shkeli në Gjermani e vijon të diskutohet edhe sot, është pozicionini Armando Brojës në skuadër, marrëdhënia e tij me trajnerin dhe futbollistët.

Ai u tregua mjaft diplomat kur u pyet nga gazetarët pas ndeshjes me Spanjën ku tha se do kishte dashur të luante më shumë minuta, por theksoi se ai mbetet lojtar dhe se është trajneri ai që i vendos minutat e aktivizimit.

Sidoqoftë hapësira që iu dha atij në harkun kohor të 90 minutave u diskutua shumë edhe mes ekspertëve të futbollit në panelet televizive, duke qenë se në ato pak minuta që u fut në lojë, Broja pati shumë raste potenciale për të shënuar si dhe u bë shënjestër e spanjollëve të cilët tentonin ta bllokonin mfor çdo kusht.

Pas eleminimit nga Euro2024, kuqezinjtë nuk i kanë kursyer mesazhet ndaj njëri tjetrit në rrjetet sociale. Ai që ra në sy ishte Armando Broja i cili veçoi vetëm dy shokë skuadre për t’i uruar publikisht, Mario Mitaj dhe Ernest Muçi.

Por ata që nuk i kanë punët “vaj” në kampin kuqezi janë sulmuesit e kombëtares. Të paktën kështu duket nga frekuetimi i tyre në rrjetet sociale.

Vip Magazine ka konstatuar se Taulant Seferi, Mirlind Daku dhe Rey Manaj nuk ndiqen me Armando Brojën në rrjetet sociale. Edhe në fotot e skuadrës që ata kanë ndarë në instagram, vihet re se nuk e kanë bërë tag njëri-tjetrin.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht rastësi dhe djemtë do ta bëjnë follow njëri-tjetrin sapo ta shohin këtë lajm për të mos lënë vend për interpretime, apo ky raport do vijojë të reflektohet edhe në të ardhmen në marrëdhënien e tyre si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë saj!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE