Certifikata pronësie, Rama në Dhërmi: Brenda tetorit mbyllet procesi për qarkun Vlorë!

vovalbania June 28, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Certifikata pronësie, Rama në Dhërmi: Brenda tetorit mbyllet procesi për qarkun Vlorë!

Në qarkun e Vlorës u shpërndanë 798 certifikata pronësie. Nga Dhërmiu, kryeministri Rama theksoi se ka qenë një përpjekje e gjatë për t’ia arritur kësaj dite. Rama u shpreh se në total, bashkë me certifikatat sot, janë 4 300 certifikata të shpërndara, teksa shtoi se deri më tani është mbyllur 1/3-a e procesit e brenda tetorit pritet të mbyllet i gjithë procesi.

Pjesa tjetër e punës, rreth 2 500 certifikata të tjera janë në Bashkinë e Himarës, 500-600 jashtë Bashkisë së Himarës, por në qarkun e Vlorës dhe të gjithë procesin do ta përmbyllin brenda tetorit.

Kreu i qeverisë tha se ky proces po ndiqet edhe në zonat e veriut, si Thethi, Hasi e Tropoja, por edhe në zonat më jugore, si Konsipoli, ku ka patur një problematikë ndryshe nga pjesa tjetër e vendit.

Jemi mbledhur këtu sot për të vazhduar një proces, që është procesi i përmbylljes së një përpjekjeje shumë të gjatë. Në radhë të parë të një përpjekjeje shumë të gjatë nga ana juaj dhe ju siguroj që ka qenë një përpjekje jo e shkurtër edhe nga ana jonë, pasi kjo zonë, së bashku me disa zona të tjera të Shqipërisë, të cilat shtrihen nga veriu, dhe deri poshtë tutje në Konispol, janë disa pika ku problematika ka qenë e ndryshme nga ajo e pjesëve të tjera të territorit.

Ai mohoi se ka patur politika diskriminuese për zonën.

Kjo për të thënë dhe atë që sa e pavërtetë, sa e ulët është e gjithë propaganda sipas të cilës ne kemi marrë, dhe që është bërë një politikë diskriminuese sepse ajo propagandë ka qëllime krejt të tjera nga interesat tona të përbashkëta dhe nga interesat e banorëve të vetë Himarës.

E vërteta është që problemi i regjistrimit të shtëpive të trashëguara në këto pika, e përsërisë nga Thethi, Malësia e Madhe, Kukësi, Hasi, Tropoja, e pastaj edhe tutje poshtë në disa pika të tjera, është një problematikë që lidhet me faktin se ndryshe nga të gjitha zonat e tjera, e gjithë marrëdhënia e titujve të pronësisë ka qenë e komplikuar. Shumë e komplikuar.

Në gjuhën teknike bëhet fjalë për vendosjen në hartë të pronave dhe nga ana tjetër, vendosjen edhe të shtëpive, që të përputhet plotësisht vendodhja reale, me vendodhjen në hartën e kadastrës dhe që të mos ketë mbivendosje dhe të mos ketë konflitke.

Sipas tij, ka patur konflikte, pasi për një banesë kanë rezultuar më shumë se një pronar.

Ajo që e ka ngatërruar në mënyrë të posaçme këtë pjesë, që nuk është e njëjta gjë si me veriun, Thethin etj. Ajo që ka ndodhur në shumë vite duke nisur nga vitet 90’ e më pas, kur është është bërë shumë zullum me letrat AMTP, certifikatat, ku siç e dini dhe ju më mirë se unë, shpesh herë janë gjendur tre pronarë për një pronë. Dhe në mënyrë të rëndomtë një cop tokë bëhet burim konflikti pasi ka pretendentë të ndryshëm që tregojnë letra.

Kjo vjen si rezultat, nga njëra anë i veprimeve qëllimkëqija dhe nga krahu tjetër, pasi nuk është bërë e gjithë baza e punës, që prona e secilit të vendoset në vendin e vetë dhe jo në hartë dhe të ketë përplasje me njëra tjetrën. Ajo që ka rëndësi për ju është që ky kalavar i gjatë për të regjistruar shtëpitë e trashëguar ka përfunduar.

Tanimë është vetëm çështje regjistrimi dhe dorëzimi i certifikatës. Sot janë 789 certifikata në të gjithë qarkun e Vlorës. Është një numër rreth 4300 me këto të sotmet të cilat një pjesë do t’i ndajmë këtu. Këtë shpërndaje fizike e bëjmë këtu dhe për të sensibilizuar të tjerë të aplikojnë.

Kemi problem me aplikimin, edhe për shkak se një pjesë jo e  vogël janë jashtë vendit.  Kjo bën që edhe  procesin e aplikimit të mos e kuptojnë apo të mos e bëjnë. Ne arrijmë tanimë të përmbyllim 1/3 e punës. Pjesa tjetër e punës, rreth 2 500 certifikata të tjera në bashkinë e Himarës, 500-600 jashtë Bashkisë së Himarës, por në qarkun e Vlorës do ta përmbyllin brenda tetorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE