Rama: Edhe pak ditë nga hapja për qarkullim e tunelit të Llogorasë!

vovalbania June 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Edhe pak ditë nga hapja për qarkullim e tunelit të Llogorasë!

Tuneli i Llogorasë, një ndër veprat më të mëdha publike, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milion euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në të gjithë ekonominë e vendit, do të jetë i hapur për pak ditë, për qarkullimin e mjeteve.

Sot në rrjetet sociale, kryeministri Rama publikoi pamje nga tuneli, të cilin e përshkuan teksa udhëton drejt Dhërmiut në jug.

Për Dhërmi nga tuneli spektakolar i Llogorasë. Edhe pak ditë hapja për qarkullimin e lirë, u shpreh shefi i qeverisë Rama.

Më herët, Kryeministri ka njoftuar se ky tunel do të përurohet më 5 korrik 2024, duke shkurtuar distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.

Me një gjatësi prej afro 6 kilometrash, tuneli kryesor është i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare 1.17 m të gjerë. Tuneli kryesor është 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë, si dhe i pajisur me sistem ajrimi, si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore.

Ndërsa tuneli ndihmës lidhet me tunelin qendror me 11 dalje, 5 prej të cilave janë dalje për automjete, ndërkohë 6 të tjerat janë për aksesin e këmbësoreve.

Lartësia e tunelit kryesor është 4. 7 m ndërkohë që gjerësia e gjithë rrugës 7.7 m. 1.7 m janë të vendosura si trotuar për të gjitha rastet e emergjencës siç parashikohet në kodin e sigurisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE