Sezoni turistik, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda e autoshkollave!

vovalbania June 28, 2024 0 koment 5 Mund të lexoni në minuta.
Sezoni turistik, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda e autoshkollave!

Në Fletoren Zyrtare është zbardhur udhëzimi i qeverisë për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve rrugore gjatë sezonit veror. Në udhëzimin e publikuar caktohen kriteret e përdorimit të akseve rrugore nga mjetet e rënda, autoshkollat, etj.

Sipas udhëzimit, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset rrugore nga ora 15:00 e ditës së premte deri në mesnatë. Po ashtu të shtunë të dielë, do ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda, autoshkollave, mjeteve bujqësore etj, nga ora 07:00-00:00. Po ashtu, në udhëzim saktëohset orari i ndalimit të lëvizjes së mjeteve të rënda për ditët e festave zyrtare apo festave lokale. Udhëzimi do të jetë i vlerfshëm deri më 15 shtator dhe synon lehtësimin e qarkullimit rrugor përgjatë sezonit turistik.

Në udhëzim saktësohet se “ndalohet qarkullimi i mjeteve rrugore ose kombinimit të tyre, që ndikojnë në rrjedhshmërinë e qarkullimit dhe në kushtet e sigurisë rrugore, në segmentet rrugore për përdorim publik”.

Bëhet fjalë për mjete për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 tonë; Mjete me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 metra; Makinat bujqësore, makinat teknologjike vetëlëvizëse ose traktorët me rrota që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë; Makinat bujqësore dhe teknologjike, që kalojnë përmasat kufitare,  me gjerësi maksimale jo më të madhe se 2,55 metra, lartësi maksimale jo më të madhe se 4 metra, gjatësi të përgjithshme, jo më të madhe se 7.50 metra për mjetet me një aks dhe 12 metra për mjetet teke me dy e më shumë akse; Mjetet për kursantët e autoshkollave mësimore.

Zbatimi i kufizimit të qarkullimit të mjeteve të përcaktuara në nenet përkatëse të këtij udhëzimi do të bëhet për periudhën nga data 15 qershor deri më 15 shtator, për ditët e fundjavës përfshirë dhe ditën e premte, si më poshtë: Kufizimet shtrijnë efektin: Për ditët e fundjavës: për ditët e premte nga ora 15:00 deri në orën 24:00; për ditët e shtuna nga ora 07:00 deri në orën 24:00;  për ditët e diela nga ora 07:00 deri në orën 24:00; Për ditët e festave gjatë sezonit turistik: oraret e kufizimit të qarkullimit janë nga ora 15:00 e ditës para festës deri në orën 22:00 dhe nga ora 07:00 e ditës së festës deri në orën 24:00 të po asaj dite. Për ditët e festave lokale, kufizimet vendosen nga organet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Bashkiake përkatëse, lexohet në udhëzim.

“Kufizimet e qarkullimit kur ka më shumë se një ditë feste kombëtare: Në rastet kur festa kombëtare zgjat më shumë se një ditë (festat e 28 e 29 Nëntorit, si dhe festa e 1 dhe 2 janar), kufizimet fillojnë nga ora 17:00 e ditës para festës deri në orën 22:.00 të po asaj dite. Në ditën e parë të festës kufizimet fillojnë në orën 08:00 dhe vijojnë deri në orën 22:00 të po asaj dite. Në ditën e dytë të festës, kufizimet fillojnë në orën 12:00 dhe vijojnë deri në orën 24:00 të po asaj dite”, lexohet në njoftim.

Në nenin 5 të udhëzimit saktësohet se përjashtohen nga ndalimi i parashikuar në këtë udhëzim mjetet e urgjencave, televizioneve etj. “Nga kufizimi përjashtohen automjetet e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit; automjetet e Forcave të Armatosura;  automjetet për mirëmbajtjen e rrugëve, instalimet elektrike dhe mjete të ngjashme, si dhe mjetet për shpërndarjen e postës dhe gazeta; mjetet që i përkasin radios dhe televizionit; cisternat që transportojnë ujë të pijshëm; mjetet që transportojnë materiale ose pajisje për përdorim në situata të jashtëzakonshme; kamionë që transportojnë ushqime që prishen, të tilla si: mish i freskët, qumësht të papërpunuar dhe produkteve të qumështit të freskët, peshk të freskët dhe prodhimeve të detit, fruta dhe perime që prishen; kamionë që transportojnë shpendë dhe bagëti të gjalla; mjetet për mallrat e destinuara për ushqimin e kafshëve të fermave, për periudha e nevojshme për zgjidhjen e kritikës së furnizimit”, thuhet në udhëzim.

“Gjatë periudhës së kufizimit, mjetet me targa regjistrimi të huaja me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 tonë ose mbi 12 metra gjatësi, nuk mund të hyjnë në Shqipëri, por mund të përdorin vendin/sheshin e parkimit në zonën/pikën përkatëse të kalimit kufitar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ose i autorizuari prej tij, për rastet e furnizimeve kritike të porteve dhe aeroporteve, apo transporteve për qëllime mjekësore dhe humanitare, rast pas rasti, mbi bazën e kontratave/dokumentacionit që arsyetojnë domosdoshmërinë e transportit, me autorizim mund të vendosë përjashtime me afat dhe itinerar të përcaktuar, nga kufizimet e mësipërme”, përfundon udhëzimi.

SEGMENTET RRUGORE PËR TË CILAT DO TË ZBATOHET KY UDHËZIM

SHKODËR

– Shkodër – PKK Hani i Hotit – Shkodër;– Shkodër – PKK Muriqan – Shkodër;

– Shkodër – Plazhi Zogaj – Shkodër;

– Shkodër – Plazhi Shirokë – Shkodër;

– Shkodër – Velipojë – Shkodër;

– Shkodër – Lezhë – Shkodër.
LEZHË
– Lezhë – Shëngjin – Lezhë;– Lezhë – Patok – Lezhë;

– Lezhë – Kryqëzimi i Milotit – Kukës – PKK Morinë – Lezhë.
TIRANË
– Tiranë – Durrës – Tiranë;– Tiranë – Gjiri i Lalzit – Tiranë;

– Tiranë – Vorë – Fushë-Krujë – Krujë – Tiranë.
ELBASAN

– Elbasan – Pogradec – Elbasan;– Elbasan – Rrogozhinë – Elbasan.
DURRËS

– Durrës – Currila – Durrës;– Durrës – Gjiri i Lalzit – Durrës;

– Durrës – Kavajë – Durrës;

– Durrës – Tiranë – Durrës.

KAVAJE

– Kavajë – Rrogozhinë – Kavajë;– Kavajë – Spille – Kavajë;

– Kavajë – Lushnjë – Kavajë.
FIER
– Fier – Lushnjë – Fier;– Fier – Seman – Fier;

– Fier – Plazhet e Poros – Fier;

– Fier – Vlorë – Fier.
VLORË
– Vlorë – Zvërnec – Vlorë;– Vlorë – Palasë – Dhërmi – Vuno – Qeparo – Borsh – Bunec – Vlorë;

– Vlorë – By Pass – Vlorë;

– Vlorë – Fier – Vlorë.
SARANDË
– Sarandë – PKK Qafëbotë – Sarandë;– Sarandë – Butrint – Sarandë;

– Sarandë – Bunec – Sarandë;

– Sarandë – Tuneli i Skërfices – Sarandë.
POGRADEC
– Pogradec – Lin – PKK Qafëthanë – Pogradec;– Pogradec – PKK Tushemisht – Pogradec;

– Pogradec – Elbasan – Pogradec.
TEPELENË

– Tepelenë – Gjirokastër – PKK Kakavijë – Tepelenë;– Tepelenë – Gjirokastër – Qafa e Muzinës – Tepelenë;

– Tepelenë – Gjirokastër – Tuneli i Skërficës – Tepelenë.

BAJRAM CURRI

– Bajram Curri – PKK Qafë Morinë – Bajram Curri;– Bajram Curri – Valbonë – Bajram Curri.

SEGMENTET RRUGORE PËR DITËT E FESTAVE FETARE LOKALE
Laç – Kisha e Shën Ndout – Laç;
Durrës – Shënavlash – Durrës;
Berat – Mali i Tomorit – Berat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE