Verstappen befason Norris me 0.093” për pole në Sprint!
Max Verstappen do të niset në pole position për garën Sprint në Austri, pas një xhiroje befasuese që la pas binomin e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri në një sesion kaotik kualifikues.
Në sesionin e 3-të, të gjithë pilotët zhvilluan një xhiro të shpejtë në fund dhe ai që ja doli të triumfonte ishte kampioni i Red Bull me kohën 1 minutë 04 sekonda 686, vetëm 0.093 të mijtat më i shpejtë se vendi i dytë ku renditën McLaren dhe Norris.
Oscar Piastri u rendit në vendin e 3-të ndërsa radhën e dytë të nisjes e plotësoi piloti i Mercedes, George Russell përpara Ferrari-t të Carlos Sainz që u rendit në vendin e 5-të. Lewis Hamilton do të jetë përkrah spanjollit dhe përpara Sergio Perez & Red Bull në vendin e 7-të. Paraqitje e mirë për pilotët e Alpine, Esteban Ocon dhe Pierre Gasly që u renditën në vendet 8 dhe 9 respektivisht.
Charles Leclerc pati një sesion dramatik ku u detyrua të ndalonte në pit lane përpara se të mos ishte në gjendje të vendoste një xhiro të shpejtë dhe në këto kushte përfundoi fundin e radhës së 5-të.
Në përfundim, Verstappen u shpreh i kënaqur për Pole position në garën e shtëpisë. Sprint Race do të zhvillohet të shtunën në orën 12:00.