“[…] e pëlqen dhe mami”- Broja në qendër të kritikave pas komentit në emision
vovalbania
June 29, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmuesi i Kombëtares tonë, Armando Broja, ishte i ftuar në “Top Arena”, ku u vendos përballë pyetjeve të Marinës.
Pjesë nga pyetësori:
“Asllani jam. Më është mbushur Instagrami me mesazhe nga gocat. Më ndihmon si ta zhbllokoj?”
Armando Broja: Gjeje një gocë që të pëlqen, që e pëlqen edhe mami.
Mirëpo kjo përgjigje e Brojës nuk i ka pëlqyer një pjese të publikut, të cilët janë vërsulur në komente.
“Se do e mbaj mami për gru në fakt. Ahh koha e qepës!!!“, shkruan dikush. “Të ketë trupin e mamit, të veshë fustanet e mamit…”, vazhdoi një tjetër, duke ironizuar deklaratën e Brojës.
Një tjetër ndjekës shkruan me humor: “Tani e kuptoj pse Sylvinho e lë në stol, se ky këputka budallëqe”. “Pse po sta deshi mami sdo e marrësh”, vazhdojnë komentet.