Kriset miqësia mes Efit dhe Mozzik, shkak Lotina?

vovalbania June 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kriset miqësia mes Efit dhe Mozzik, shkak Lotina?

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes ka sqaruar për publikun se si qëndron e vërteta rreth raportimeve të shumta për raportin me Mozzik.

E ftuar së fundmi në “Top Arena” ku foli për çështje të shumta, influencerja sqaroi gjithashtu edhe raportimet për relacionin me reperin nga Kosova.

“A është e vërtetë që ti dhe Mozzik nuk flisni. Më kanë dalë disa lajme që thonë se nuk flet Efi me Mozzikun. Pastaj thonë se të ka bërë unfollow”, e pyeti moderatorja Alesia Bami.

Efi më pas, shumë qartazi sqaroi se si qëndron e vërteta.

“Po unë dhe Mozzik nuk është se flasim gjithë kohës. Kur na bie rasti për të folur do të flasim. E po sa lajme kanë dalë. Nuk e di me thënë drejtën janë disa personazhe që bëjnë follow vetëm një person dhe më duket Mozzik një person ka, ose dy, më duket vetëm gocën, nuk e di”, u përgjigj Efi.

Ajo gjithashtu u pyet nëse ishte penduar që mori pjesë në klipin e reperit, për të cilën ish banorja e BBVA-s tha se nuk ishte ‘pishman’.

“Jo, ishte klip shumë i bukur”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65826 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE