Krizë në marrdhënie mes Françeskës dhe bashkëshortit të saj?

vovalbania June 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krizë në marrdhënie mes Françeskës dhe bashkëshortit të saj?

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, përveçse e shohim çdo të diel në ekranin e Top Channel pasi është pjesë e jurisë së “She’s on Top”, është mjaft aktive edhe në rrjetet e saj sociale.

Që pas përfundimit të reality show-t, ajo ka ndarë me ndjekësit foto e video nga puna, por edhe pushimet që ka bërë me miqtë.

Ndërsa sa i përket familjes së saj të bukur, Françeska ka vendosur që të jetë pak më e rezervuar. Ajo ka ndarë me ndjekësit shumë pak foto me bashkëshortin dhe djalin, duke u kujdesur që të mos tregojë portretin e tyre.

E duket se ndjekësit e saj janë shqetësuar për faktin që ajo nuk poston foto me të shoqin. Këtë e ka treguar Murati ditën e sotme përmes një postimi në “Instastory”.

Ajo u bën thirrje të gjithë atyre që i kanë shkruar që të mos shqetësohen pasi është 24/7 me bashkëshortin. Françeska shton se kur nuk i publikoi kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri që e digjte malli për ta, nuk ka ndërmend t’a bëjë një gjë të tillë tani.

“Për ju që më shkruani kaq të shqetësuar në inbox mos keni merak se jemi 24/7 bashkë.

Gjërat më të rëndësishme të jetës time i mbaj private. Burrin dhe bebin i kam për vete jo për botën. Kur nuk i publikova në Big që më digjte malli për ta, nuk kam ndërmend me i publiku tani”, ka shkruar Murati në një video ku shfaqet ajo dhe duket se pranë saj është pikërisht partneri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE