Lideri i djathtë gjerman thotë se AFD nuk do të “melonizohet” në parlamentin evropian!
Liderët e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD) folën sot në kongresin e tyre në Essen në veri të Gjermanisë, ku thanë se partia e tyre nuk do të “melonizohet”, duke shprehur distancim nga e djathta e Giorgia Meloni me shumicë në PE dhe afrimin e saj me politikat centriste.
AFD tha se po përpiqet të krijojë grupin e saj në Parlamentin Evropian ndërsa bashkëkryetari Tino Chrupalla shtoi se edhe Franca “nuk duhet të ndërhyjë në punët tona”.
“Delegacioni ynë është në negocjata për një grup të ri parlamentar prandaj nuk dua të paragjykoj rezultatin. Ndoshta krerët e delegacionit do të raportojnë për këtë në ditët në vijim, por ajo që është e qartë është se ne nuk do të melonizohemi, të dashur miq. Do të mbetemi parti e paqes dhe sovranitetit”, tha ai duke iu referuar afrimit të qëndrimeve mes të djathtës se Meloni dhe centristes së majtë Von Der Leyen ne PE.
Chrupalla shtoi më tej: “Unë mbështes tërheqjen tonë nga partia e Identitetit dhe demokracisë, ndërsa Franca e Italia nuk duhet të ndërhyjnë në punët tona”.
Bashkëkryetarja tjetër e AFD, Alice Weidel, i bënte jehonë kolegut duke theksuar politikat prioritare si refuzimi emigracionit masiv dhe i politikave të gjinisë për fëmijët.
“Nëse AfD vjen në qeveri do të anullojmë ligjin e emigracionit dhe të politikave të ‘vetë-përcaktimit të gjinisë’ që në ditën e parë”.
“Kemi nevojë për një kthesë të fortë për emigracionin si dhe të ndalojnë menjëherë këtë legjislacion huliganësh që po na sjellin në parlament. Kemi nevojë për deportim të menjëhershëm të 300,000 njerëzve që kanë marrë urdhrin e largimit dhe të kriminelëve të dënuar, si dhe të forcojmë kontrollet kufitare”, shtoi bashkë-kryetarja e AFD, Wiedel, sipas rrjetit AFP.