Lufta Ukrainë-Rusi, paketë e re 150 milionë dollarëshe për Kievin nga SHBA! Lirohen 10 civilë ukrainas nga Moska!

vovalbania June 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta Ukrainë-Rusi, paketë e re 150 milionë dollarëshe për Kievin nga SHBA! Lirohen 10 civilë ukrainas nga Moska!

Administrata Biden do të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione me vlerë 150 milionë dollarë, duke përfshirë interceptorët e mbrojtjes ajrore Haëk dhe municione artilerie 155 mm, këtë e raportoi agjencia Reuters në faqen e saj të internetit, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.

Paketa e ndihmës pritet të shpallet të hënën, sipas zyrtarëve, të cilët preferuan të mbeten anonimë.

Shtetet e Bashkuara filluan dërgimin e raketave përgjuese Haëk në Ukrainë në vitin 2022, si një përmirësim i sistemeve të saj të raketave të mbrojtjes ajrore Stinger, një sistem më i vogël, me rreze më të shkurtër veprimi.

Ndërkohë, dhjetë civilë ukrainas të mbajtur rob në Rusi janë liruar në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Vatikani. Kështu tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ne arritëm të kthenim dhjetë njerëz të tjerë nga robëria ruse”, tha Zelensky në një postim në Telegram, duke ndarë një listë të njerëzve të liruar, duke përfshirë dy priftërinj dhe një politikan tatar të Krimesë.

Në mesin e të burgosurve të liruar nga rusët, edhe nënkryetari i Mejlisit të popullit tatar të Krimesë, organi më i lartë ekzekutiv-përfaqësues i tatarëve të Krimesë, Neriman Dzhelal, i kapur në vitin 2021.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE