Përditësimi i fundit i Instagram-it nxit debate në rrjet: “Po ktheheni në Twitter”
vovalbania
June 29, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Në një përditësim të ri, Instagram ka rinovuar mënyrën se si shfaqen pëlqimet, komentet dhe shpërndarjet në të gjitha postimet – jo vetëm në Reels.
Tani, numri i ndërveprimeve shfaqet direkt nën çdo postim, duke pasqyruar një stil të ngjashëm me Twitter.
Ky ndryshim ka bërë që shumë përdorues të vërejnë se Instagram po kombinon gjithnjë e më shumë elementë nga Twitter dhe TikTok. Megjithatë versioni i ri momentalisht po testohet në një numër të vogël përdoruesish.
Të tjerë e kritikojnë Instagram-in se “harxhon energjitë në gjëra të panevojshme” kur në fakt problemi i tyre më i madh është algoritmi dhe “mbyllja e njërit sy” përsa i përket kontenteve me përmbajtje eksplicite.