Rinis Euro2024 me Zvicër- Itali dhe Gjermani- Danimarkë!
Euro2024 nis pasditen e sotme pas disa ditësh pushim. Dy çiftet e para të fazës 1/8-ave dalin sot në fushë, në kërkim të fitores.
Skuadrat e para që do zbresin në fushë janë Zvicra dhe Italia. Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:00 ndërsa Gjermani- Danimarkë luhet në darkë, në orën 21:00.
Tashmë nuk ka më vend për gabime pasi skuadra humbëse lë Europianin.
Me përfundimin e fazës së grupeve, janë përcaktuar dhe çiftet e fazës së 1/8-ave dhe rrugëtimi që do të ketë çdo ekip për të shkuar në finale.
Gjermania, Spanja, Anglia, Austria, Rumania dhe Portugalia i mbyllën grupet e tyre në vendin e parë, ndërsa si vende të dyta u kualifikuan Zvicra, Italia, Danimarka, Franca, Belgjika dhe Turqia. Katër vendet e treta më të mira u shpallën Sllovenia, Holanda, Sllovakia dhe Gjeorgjia.
Tashmë çdo gjë është vendosur, me fazën me eliminim direkt që fillon me 29 qershor. Zvicër-Itali, Gjermani-Danimarkë dhe Francë-Belgjikë ishin tre çiftet e para që u mësuan, teksa tashmë dihen të gjitha.
Spanja do të ndeshet me Gjeorgjinë, Portugalia me Slloveninë, Rumania me Holandën, Austria me Turqinë dhe Anglia me Sllovakinë.
29 Qershor
Zvicër-Itali (Berlin, 18:00)
Gjermani-Danimarkë (Dortmund, 21:00)
30 Qershor
Angli-Sllovaki (Gelsenkirshen, 18:00)
Spanjë-Gjeorgji (Këln, 21:00)
1 Korrik
Francë-Belgjikë (Dyseldorf, 18:00)
Portugali-Slloveni (Frankfurt, 21:00)
2 Korrik
Rumani-Holandë (Mynih, 18:00)
Austri-Turqi (Leipzig, 21:00)