Si funksionon marrëveshja e fajësisë për të dënuarit në vendin tonë?

vovalbania June 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si funksionon marrëveshja e fajësisë për të dënuarit në vendin tonë?

Burgu i grave në Shqipëri po diskutohet që të mbyllet dhe të kthehet në burg të hapur, ku do dërgohen shtetas të dënuar në gjysëm liri, pra ata qytetarë të gjendur fajtorë nga gjykatat, që ditën largohen për të punuar dhe në darkë kthehen në qeli. Por ngelet e paqartë se si do të  vihet në zbatim një dënim i tillë për shtetas që vendin e banimit dhe punën nuk  e kanë në Tiranë. Zyrtarisht pranohet se 9-fishi i shtetasve të dënuar po e vuajnë dënimin jashtë burgut me dënime alternative, detyrim paraqitje, punë me interes publik dhe liri me kusht. Të tillë janë 10 360 persona. Ndërsa në burg mbahen si të dënuar të formës së prerë 1724 persona. 2891 të tjerë kanë statusin e të paraburgosurit dhe prezumohen të pafajshëm gjersa gjykatat të flasin.

Pavarësisht ligjit që parashikon gjysëm lirinë, në pesë vjet u aplikua një dënim i tillë vetëm për 97 persona. Kjo shifër e ulët raportohet për shkak të mungesës së një institucioni në sistemin penitenciar. Ndërkohë që ky lloj dënimi ju vjen në ndihmë të dënuarve që po arsimohen, dikujt që ndjek një terapi apo ka përgjegjësi familjare dhe kryhet për krime jo më të larta se një vit burg.

Në episodin e radhës në podcastin “Fol me Anila Hoxhën” ka qenë i ftuar Florjan Kalaja, Gjyqtar Apeli për korrupsionin dhe krimin e organizuar për të folur mbi qëndrimet e gjykatave dhe risitë e ligjit mbas reformës në drejtësi dhe jo vetëm kaq.

 Pjesë nga intervista: 

Anila Hoxha: Një koncept i ri është edhe marrëveshja e fajësisë. Çfarë është marrëveshja e fajësisë?

Florjan Kalaja: Këtu individi i është njohur aftësia që të kontraktojë, aftësia që t’a negociojë ai fajësinë, aftësia që t’a negociojë ai individualizimin e dënimit.

 Anila Hoxha: Si ndodh kjo? 

Florjan Kalaja: Ky është avantazhi më i madh.

Anila Hoxha: Negocimi ndodh me prokurorinë? 

Florjan Kalaja: Negocimi ndodh me prokurorinë sepse jemi në fazën paragjyqësore që dmth. që gjykatës do të duhet t’i dërgohet akti i arritur i marrëveshjes ndërmjet prokurorit dhe të pandehurit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE