Plagoset me armë zjarri 43-vjeçari në fshatin Luz i Vogël, shpallen në kërkim dy vëllezërit!
Dy vëllezër kanë plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar në fshatin Luz i Vogël. Policia i ka identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth rreth orës 18:50, ku sipas policisë, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, kanë qëlluar me armë në këmbë E. D., banues në Rrogozhinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.
Ndërkohë po vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve, ndërsa 43-vjeçari ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.