Skandali/Dj Diplo akuzohet se ka shpërndarë video seksuale të një vajze!

vovalbania June 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skandali/Dj Diplo akuzohet se ka shpërndarë video seksuale të një vajze!

Një grua ka akuzuar DJ Diplo se ka publikuar video dhe foto me përmbajtje seksuale të tyre, pa dijeninë e saj, për qëllime hakmarrjeje. Në një padi të bërë në Kaliforni, gruaja, e cila pretendon se ka qenë në një ‘raport’ me Diplo (emri i vërtetë i së cilit është Thomas Wesley Pentz), e akuzoi se ai ka publikuar video dhe foto të tyre gjatë akteve seksuale.

Gruaja anonime tha se ata kanë pasur një marrëdhënie me natyrë seksuale që prej vitit 2016 dhe kanë vijuar për 7 vite. Fillimisht, nisën t’i dërgonin njëri-tjetrit mesazhe me përmbajtje seksuale në Snapchat në prill të 2016-ës. Më pas, marrëdhënia e tyre mori fund në vitin 2023. Sipas akuzës, gruaja në fjalë e lejoi Diplo-n që të xhironte skena seksuale në disa raste, por nuk do të donte që ai t’ua tregonte ato palëve të treta dhe se kurrë s’ka dakordësuar që ai të bëjë diçka të tillë.

Në nëntor të vitit 2023, ajo u kontaktua nga palë të treta, të cilët i treguan një video të sajën dhe të Diplo-s duke bërë seks, pretendon gruaja. Videoja përmbante fragmente të organeve gjenitale dhe fytyrat e tyre. Materiali iu dërgua në Snapchat, më 4 tetor 2018. Gruaja kërkon që të marrë një dëmshpërblim prej 150,000 dollarësh nga DJ i famshëm, për dëm psikologjik, emocional dhe prishje imazhi.

Ndërkohë, avokati i Diplo-s, Bryan Freedman, tha se nuk ka një arsye pse të besohet gruaja anonime, pasi DJ është akuzuar disa herë më pretendime të tilla, të rreme. Ndërsa përfaqësuesja ligjore e gruas anonime dhe palës paditëse, Micha Liberty, tha për Page Six se veprimet e Diplo-s janë një shembull i shfrytëzimit të fuqisë dhe përpjekjes për të hedhur poshtë dinjitetin njerëzor.

Kjo nuk është hera e parë që DJ akuzohet për publikimin/shpërndarjen e videove dhe imazheve me përmbajtje seksuale, pa dijeninë e personit me të cilin ka kryer aktet. Në vitin 2021, një grua anonime e akuzoi DJ se ai kishte kryer një veprim të tillë dhe për më tepër, e kishte infektuar me klamidia, edhe pse ishte në dijeni se vuante nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Ndërsa një vit para kësaj ngjarjeje, Marchel Auguste e akuzoi se ai e ngacmoi seksualisht dhe regjistroi veprimet pa dëshirën e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE