Top Arena/ Roza Lati rrëfen banoren me të cilën nuk ka asnjë kontakt pas përfundimit të Big Brother VIP!
Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.
Çdo mbrëmje Top Arena ka të ftuar specialë personazhe VIP të fushave të ndryshme. Ditën e sotme është zbuluar se të ftuarit do të jetë Roza Lati me shumë energji dhe artistja e mirënjohur shqiptare dhe kaq shumë e dashur për publikun, Eva Alikaj për një rrëfim ekskluziv, por dhe preferencat e saj mbi këtë “Euro 2024”. Ksenja Shoshaj, Nga Top Albani Radio në “Top Arena”! Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Roza Lati ishte pjesë e panelit të Top Arena këtë të shtunë.
Erjola: Të kemi parë korridoreve të Top-it, mos ke ndonjë projekt?
Roza: Momentin që do të kemi diçka konkrete për ta folur dhe gëzuar do të prononcohem për momentin po e lë pezull sepse është më profesionale kështu.
Erjola: Cilët janë banorët me të cilët nuk ke asnjë raport dhe kontakt?
Roza: Ti e di mirë, unë nëse s’kam pasur kohë që të takoj ty s’kam pasur kohë që të takoj të tjerë, në disa festa për çështje bashkëpunimi dhe koincidencë e bukur jam takuar me Françeskën, Fationin, gëzoj simpati për të dy.
Erjola: Me kë nuk ke fare?
Roza: Për atë që thashë do të hidhem nga ballkoni.