Top Arena/ Zamira Kita: “Kemi një Kombëtare që duhet të krenohemi, kam bërë tifo që në moshën 11-vjeçare për…”!
Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.
Çdo mbrëmje Top Arena ka të ftuar specialë personazhe VIP të fushave të ndryshme. Ditën e sotme është zbuluar se të ftuarit do të jetë Roza Lati me shumë energji dhe artistja e mirënjohur shqiptare dhe kaq shumë e dashur për publikun, Eva Alikaj për një rrëfim ekskluziv, por dhe preferencat e saj mbi këtë “Euro 2024”. Ksenja Shoshaj, Nga Top Albani Radio në “Top Arena”!
Bled Mane dhe Rike Roçi intervistuan live për Top Arena aktoren Zamira Kita, ndërsa ndodheshin në Korçë.
Zamira Kita: Ndeshjen me Italinë e kam parë në Francë dhe takuam disa shqiptarë që organizoheshin në një lokal se s’donim ta shihim vetëm, e pamë me shumë gëzim, u çmendëm nga kënaqësia, u përfaqësuan mirë edhe barazimi me Kroacinë, kemi një kombëtare që duhet të krenohemi, kam bërë tifo që në moshën 11 vjeçare me Holandën, kam qenë fëmijë dhe nuk e di pse kemi qenë tifozë dhe e kemi ndjekur me aq emocion, na janë fiksuar emrat që luanin me Holandën. Më k ngelur në mendje Gulit. Unë e ndjek futbollin, e pëlqej.
Bled Mane: Më gjen dot një nuse, e dua pa silikon si ty.
Zamira Kita: Nuk ka asgjë të keqe, unë kam bërë këtë zgjedhje.