“Do ngelë gjithmonë i gjallë…”/ Gazmend Ujkashi shkruan fjalët e ndjera për Ismail Kadaren!

vovalbania July 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do ngelë gjithmonë i gjallë…”/ Gazmend Ujkashi shkruan fjalët e ndjera për Ismail Kadaren!

Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar, gjeni i letrave shqipe mbylli sytë sot në moshën 88-vjeçare. Lajmin e dhanë familja dhe bashkëpunëtorët e njeriut që gjerësisht njihet dhe si një personalitet qendror i kulturës shqiptare.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, atje ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958-ën përfundoi studimet në degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare, Ismail Kadare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Të shumta kanë qenë figurat publike dhe personalitetet e medias që kanë nderuar me postimet e tyre figurën e Kadaresë. Në një InstaStory Gazmend Ujkashi ka shkruar:

Gjeniu më i madh i kombit do ngelë gjithmonë i gjallë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE