Këto lule freskojnë banesën në mënyrë natyrale pa pasur nevojë të harxhoni para me kondicinerë!

vovalbania July 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këto lule freskojnë banesën në mënyrë natyrale pa pasur nevojë të harxhoni para me kondicinerë!

Ekzistojnë disa lule që në mënyrë natyrale freskojnë banesën tuaj. Falë këtyre luleve do të përdorni kondicionerin dukshëm më pak dhe do të jetoni në një ambient dukshëm më të shëndetshëm. Përveçse pastrojnë ajrin, edhe e freskojnë atë! Cilat janë këto lule?!

Druri i palmës Areka jo vetëm që eliminon helmet dhe dyoksid karbonin, por njëkohësisht ka rol shumë të madh në rritjen e lagështisë së ajrit në banesë. Aloe vera është e njohur për cilësitë e saj mjekuese, mirëpo gjithashtu mund të mbajë temperaturë të ulët të ajrit dhe kështu të mbrojë shtëpinë nga ngrohja e tepërt. Aloe vera gjithashtu nga ajri eliminon formaldehidet dhe benzenin, fjala është për produktet sekondare të cilat arrijnë në ajër kur përdorim mjetet kimike për pastrimin e shtëpisë.

Fikusi nga ana tjetër eliminon materie të shumta të dëmshme nga ajri dhe mund ta bëjë shtëpinë më të freskët. ‘Druri gjarpër’ është zgjedhje e përsosur për dhomën e gjumit, sepse nuk shpenzon oksigjen, aq më parë në mbrëmje siç e bëjnë lulet e tjera. Kjo lule liron oksigjen dhe mban dhomën e gjumit të freskët dhe të ftohtë. Lulja e Bostonit nuk përdoret vetëm për arsye dekorative, por zotëron edhe cilësi të caktuara shëndetësore. Më së shpeshti përdoret si pastrues natyral i ajrit por freskon edhe hapësirën në të cilën e vendosim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE